Aksesorët që do të kompletojnë dasmën
Ceremonia e dasmës është një nga festat më kuptimplota që do të organizoni. Ndonëse kombinimi i detajeve të vogla mund të duket i vështirë, duke treguar përkushtimin e duhur ju mund ti jepni organizimit një pamje perfekte. Ja se cilët janë aksesorët më të rëndësishëm ku duhet të fokusoheni:
- Vello – Vello është një nga aksesorët më të dukshëm, që krijon një impakt mjaft të madh. Edhe pse element i traditës, vello është mjaft e preferuar në dasmat moderne. Vellot e shkurtra deri te supet, shtojnë hijeshine e fustanit, dhe i japin nuses një pamje lozonjare. Ndërsa ato me gjatësi deri te brryli apo këmbët janë më tradicionale.
- Byzylykët – ato janë një aksesorë i mirë për të plotësuar fustanin, sidomos në rastin e një fustani pa mëngë. Megjithatë duhet të tregoni kujdes në zgjedhjen e byzylykut. Modelet e thjeshta janë më të këshillueshme se ato të ngarkuara. Në këtë mënyrë jeni të sigurta se do të plotësoni siç duhet pamjen e fustanit, por pa e larguar vëmendjen prej tij. Mos harroni se fustani është më i rendësisshmi dhe është ai që duhet të bjerë gjithmonë në sy. Elementët e tjerë janë në ndihmë të tij.
- Këpucët – për këpucët ka shumë për të thënë, por më kryesorja është të kërkoni për këpucë të rehatshme. Gjatë ceremonisë do t’ju duhet të lëvizni dhe qëndroni në këmbë për një periudhë të gjatë, dhe dhimbja apo mungesa e rehatisë që mund t’ju shkaktojnë këpucët, do të jetë një kujtim i keq i asaj dite. Përveç kësaj nuk duhet të harroni se të mbuluara nga fustani, këpucët nuk bien shumë në sy, prandaj rehatia e tyre është më e rendësishme se pamja.
- Çanta – në jetën e përditshme çanta është një nga aksesorët më të rendësishëm. Për të ofruar prakticitet por edhe për të shprehur stil, çantat nuk mungojnë në garderobën e femrave. Megjithatë ne ditën e dasmës shumë nuse vendosin ta harrojnë atë. E gjitha është çështje zgjedhje, megjithatë nuk duhet harruar se ky aksesorë i shton elegancë imazhit tuaj, nëse është i mirë kombinuar me fustanin dhe aksesorët e tjerë.
- Dorezat – Dorezat janë një aksesorë që duhet të zgjidhen me shumë kujdes. Ato përshtaten vetëm në rastet e ceremonive me elegancë të lartë apo shumë tradicionale dhe gjihashtu ndihmojnë mjaft nëse keni zgjedhur fustan pa mëngë.