Bazat e hartimit të buxhetit
Si të hartoni një buxhet specifik
Disa keshilla për tu mbajtur parasysh, kur hartoni buxhetin :
Hapi i parë në hartimin e buxhetit është të shkruani të gjitha shpenzimet e parashikuara : artikujt, bashkë me cmimet përkatëse në krahë. Bëni një renditje duke filluar me artikujt më të kushtueshëm e deri te ato me kosto më të ulët. Në këtë mënyrë do ta keni mjaft të qartë cfarë shpenzimesh do ju duhen. Kjo thjeshton procesin e planifikimit.
Shpenzimet më të mëdha
Shpenzimi më i madh i dasmës është ceremonia dhe pritja. Bëni një listë të vecantë për pritjen ku të përfshini shpenzimet për catering, për vendin, dekorimin e deri te centrot apo zbukurueset për tavolinat e karriget. Gjithmonë mbani parasysh numrin e të ftuarve.
Elementët bazë
Në momentin e hartimit të buxhetit, duhet të merrni në konsideratë këto elemente bazë:
- Foto dhe video: në shumicën e rasteve të dy sherbimet ofrohen njëkohësisht megjithatë duhet të tregoni kujdes për të evituar kostot e fshehura, si përshembull pagese ekstra për një kopje shtesë.
- Aksesorët, flokët, make up: nuset përkushtohen shumë pas fustanit por të mos harrojmë se shpenzime të tjera bëhen edhe për këpucët, aksesorët, flokët.. dhe gjithashtu edhe dhendri duhet të vesh dicka..
- Dj dhe banda: kujdesi më i madh duhet treguar në percaktimin e orarit. Fiksoni që në fillim se sa orë përfshihen në pagesën që po bëni.
- Unazat : kosto e unazave varet shumë nga shija, dhe sigurisht nga sa shumë dëshiron të të rëndojë gishti!!
- Lulet, dekorimet, buqeta
- Ftesat : porosisni disa kopje shtesë për të qënë të sigurt se nuk do të ketë situata të pakëndëshme e të paparashikuara
- Torta : kërkohet gjithmonë madhështore dhe është gjithmonë e kushtueshme
Kjo listë do t’ju jap një ide të përgjithshme se cfarë përfshihet te shpenzimet, megjithatë sapo të filloni me planifikimin do të shihni se shpenzime të tjera do ti shtohen listës.