Buqeta e shoqërueseve të nuses
Shoqërueset e nuses janë të afërmit ose mikeshat tuaja më të mira. Ato refklektojnë personalitetin tuaj, cfarë keni bërë në jetë dhe personat që keni zgjedhur. Ndoshta duhet të niseni që këtu për të përzjgedhur edhe buqeteën e tyre; dicka që do të përfaqsojë më së miri stilin tuaj.
1. Buxheti
Elementi Lule do të zërë diku te tetë për qind të buxhetit total. Buqetat e shoqërueseve kanë vetëm 14 për qind të kësaj vlere.
Sigurisht që kjo kosto ndryshon në varësi të numrit të shoqërueseve, madhësisë së buqetës apo llojit të luleve.
2. Përmasa e buqetës
Nëse jeni duke organizuar një ceremoni të thjeshtë e me pak të ftuar, ekzagjerimet me buqetën mund të jenë të lejueshme. Por nëse festa do të jetë e madhe dhe ju do të keni 14 shoqëruese… lulet e teperta thjeshtë do ta rëndojnë pamjet dhe do të shpërqendrojnë vëmendjen e të ftuarve.
Gjithashtu përmasa e buqetës duhet të përshtatet me modelin dhe madhësinë e fustaneve. Fustanet e ngushtë kombinohen mjaft mirë me buqeta më të vogla.
3. Ngjyra
Përpara se të vendosni mbi ngjyrën, merrni me vete një copë të fustanit të shoqërueseve dhe tregojani këtë luleshitësit. Merrni sa më shumë sygjerime dhe mundohuni të shikoni se si përshtaten ato me imazhin e përgjithshëm të dekorit.
Mos këmbëngulni në faktin se lulet dhe fustani duhet të jenë në të njëjtën ngjyrë. Nëse kjo ndodh do të humbisni detajet e të dy elementëve.
Nëse doni ti qëndroni besnik ngjyrës së përzgjedhur dhe nuk ju pëlqen të rrezikoni, zgjidhni lule me të njëjtën ngjyrë si fustani; por me nuancë më të errët ose të celët.
4. Kombinimi me buqetën e nuses
Duke qënë se ju dhe shoqërueset do të qëndroni gjithmonë pranë njëra tjetrës, buqetat tuaja duhet të kënë një kombinim të mirë.
Një alternativë është ti jepni shoqërueseve të njëjtën buqetë, por në një përmasë më të vogël.
Gjithashtu mund të luani edhe me një kombinim të tillë; buqeta kryesore me trëndafila të kuq – shoqërueset, buqeta me gonxhe të kuqe trendafilësh.
Disa ide të tjera: Buqeta të njëjta me ngjyra të ndryshme; Forma të njëjta të buqetës por me lule të ndryshme në përpërjen e tyre; buqeta të ndryshme për secilën shoqëruese.
5. Personalizimi
Mendoni si ta bëni buqetën të vecantë. Jepini kuptime personale; përzgjidhni lulet sipas kuptimit të secilë apo kujtimeve që ju përcjellin. Kjo është dita juaj e madhe, prandaj gjithcka duhet të ketë lidhje me ju!