Buxheti dhe strategjitë
Çfarë ndodh nëse paguan familja e nuses?
Pro
Nuk do t’ju duhet të shpenzoni kursimet e jetës tuaj për të organizuar ceremoninë. Kjo është një dhuratë e bukur nga familja, ç’ka do të thotë se në muajt e ardhshëm do të ngisni një makinë më të mirë, do të shpenzoni më shumë për muajin e mjaltit apo do të keni mundësi të shtoni aksesorët në shtëpinë tuaj të re.
Kundër
Kush paguan, zgjedh sipas dëshirës së tij.
Të lejosh prindërit të paguajnë gjithçka, do të thotë të pranosh të bësh kompromise. Disa elementë do të jenë ashtu siç i pëlqejnë prindërve tuaj, dhe me faturën e shtrenjtë që do të mbulojnë, nuk keni zgjidhje tjetër veçse ti thoni Po dëshirës së tyre dhe të hiqni dorë nga preferencat tuaja.
Të gjithë paguajnë.
Një mënyrë bashkohore e ndarjes së shpenzimeve. Të dyja familjet, ajo e nuses dhe e dhëndrit paguajnë nga 50 për qind të faturës së dasmës.
Pro
Bashkimi “i forcave” do t’ju jap mundësinë të realizoni dasmën që keni ëndërruar gjithmonë.
Përvec kësaj, meqënëse të dyja palët po kontribuojnë, ata do të kenë të drejtën e fjalës në mënyrë të barabartë, e nuk do të ketë hatërmbetje.
Kundër
Ju prisni të dëgjoni këngën tuaj të dashurisë të luajtur nga një DJ majft i njohur? Eshtë momenti për ta harruar këtë ! Nëse pagesat do të bëhen nga familjet, ata do të zgjedhin muzikë live e ndoshta edhe disa kengë tradicionale.
Kjo do të jetë disavantazh edhe për elementë të tjerë, por me pak kompromis, mund të arrini të siguroni diçka të ndërmjetme.
Çifti paguan
Eshtë momenti të uleni dhe të llogarisni mirë kursimet që keni siguruar deri tani, sepse gjatë gjithë muajve të organizimit do t’ju duhet të hapni portofolin shpesh herë!
Pro
Gjithçka është nën kontrollin tuaj. Dëshironi të martoheni në plazh; me bikini; në mal..askush nuk ju ndalon këtë.
Kundër
Një portofol i boshatisur e më pak pushime në vitet e ardhshme!
Në disa raste kjo mund të sjellë edhe hatërmbetje për familjen tuaj. Ata janë të gëzuar për këtë event të shumëpritur dhe duan të japin kontributin e tyre që ju të jeni sa më të lumtur. Nëse vëreni shenja mërzie, pranoni që familja të paguaj disa nga elementët, si përshembull faturën e tortës apo të luleve.