Ceremonia e dasmes – Llojet e ceremonive

Një guidë mbi llojet e ndryshme të ceremonive, në bazë të nivelit të formalitetit të tyre.

Si shfaqet secili nga elementët e dasmës në një ceremoni formale, gjysëm formale dhe informale?

Formale

Ftesa në formë njoftimi, të dërguara në adresën e shtëpisë së secilit prej të ftuarve.

Ambienti: Holli i një hoteli.

Numri i të ftuarve: 100-500 ose më shumë.

Veshja e nuses: Fustan në gjatësinë e dyshemesë, shoqëruar me vello .

Veshja e dhëndrit: Përpara orës 18:00 Xhaketë, pas orës 18:00 shtohet edhe kollarja në ngjyrë të bardhë ose të zezë.

Dekorimi: Bie në sy sasia e madhe e luleve.

Gjysëm formale

Ambienti: Kisha të vogla ose në shtëpinë e çiftit/prindërve të tyre.

Numri i të ftuarve: 50 deri në 100.

Veshja e nuses: Fustan i gjatë ose i shkurtër. Vello nuk është gjithmonë e pranishme. Nëse vello përdoret, zakonisht është e shkurtër. Buqeta e luleve më e vogël.

Veshja e dhëndrit: Kostum i errët, jo shumë klasik.

Dekorimi: I ngjashëm me atë të dasmës formale por jo shumë ekstravagante.

Informale

Ftesa: Informale. Zakonisht të shkruara me shkrim dore.

Ambienti: Çdo llojë ambienti duket i përshtatshëm për një dasëm të tillë.

Numri i të ftuarve: Të afërmit dhe miqtë më të ngushtë. 50 – 75 persona.

Veshja e nuses: Një fustan i thjeshtë mbrëmje (fustani i mirëfilltë i dasmës mund të evitohet) Stilimi I flokëve me lule është një element i bukur, ndërkohë që buqeta e nuses mund të mungojë.

Veshja e dhëndrit: Kostum me xhaketë ose këmishë, i pranueshem edhe nëse ka një model sportive.

Dekorimi: Aspak dekorim ose diçka shumë e thjeshtë. Në pjesën më të madhe të rasteve, organizim i një darke familjare në restorant ose në ambiente shtëpie.

[gdl_gallery title=”llojet-e-ceremonive” width=”125″ height=”125″ ]

Similar Posts