|

Cfare do te dhurojme per Shen Valentin?

Eshte akoma heret per te folur mbi Shen Valentinin dhe atmosferen e kesaj feste, por  jemi fiks ne kohe per te menduar cfare do te dhurojme ate dite.

Sygjerimet e meposhtme do t’ju ndihmojne te pershtasni dhuraten me karakterin e marresit dhe do t’ju orjentojne per te bere zgjedhjen e duhur.

Abonimet apo kurset e ndryshme jane nje menyre e mire per te kenaqur ata qe pelqejne levizjen dhe jane te shoqerueshem. Kurs kercimi, abonim ne palester, pishine apo joga do te mbetet nje zgjedhje qe zgjat ne kohe.

Masazhe dhe sherbime SPA. Romatike, me cmim te arsyeshem dhe nje nga ato dhurata qe eshte veshtire te thuash jo. Te gjithe do te mbeteshin te kenaqur pas nje dhurate te tille, sidomos nese i dashuri juaj eshte duke kaluar nje periudhe stresuese apo te lodhshme. Ne e kemi gati nje propozim http://www.marled.al/balkantours/spa-center-sherbime-estetike-dhe-shume-relaks/

Per nje person tradicional qe nuk ndahet nga klasikja, lulet mbeten nje zgjedhje e perkryer…sidomos nese kjo kombinohet me Cokollatat. Nje kuti me cokollata  nuk do ti beje keq askujt ne nje dite feste.

Kur dhurata shkon te ata qe jane te dhene pas ushqimit, nuk ka me mire se nje darke e shijshme e gatuar ne shtepi, shoqeruar me nje shishe vere.

Nese i dashuri juaj ka nje natyre artisti, dhurata te thjeshta si nje cd me kenget tuaja apo nje liber i mire, do te ishin mjaftueshem.

Bizhuterite. Te fundit ne liste por jo te fundit nga rendesia, bizhuterite mbeten te preferuara sidomos nga femrat. Guret e shnderitshme nuk dalin kurre nga moda; e nese kjo bizhuteri do te paraprije nje propozim romantik perzgjedhja duhet bere me me teper kujdes.

 

Similar Posts