Çfarë duhet të bëni pasi keni blerë fustanin?
Një nga detyrat kryesore u përfundua me sukses; përzgjedhja e fustanit!
Por “pazaret” nuk kanë përfunduar me kaq. Ja cfarë duhet të bëni më pas:
- Zgjidhni fustanet për shoqërueset e nuses
- Kujtoni hajmalinë e shprehjes së famshme “Dicka e vjetër, dicka e re; dicka e marrë borxh, dicka BLU” Kate Middleton vendosi një fjongo Blu brenda fustanit të saj të martesës. Provoni edhe ju këtë “lojë fatsjellëse”
- Zgjidhni këpucët duke treguar kujdes në përshtatjen e takës së tyre me gjatësinë e fustanit.
- Aksesorët – Aq shumë të preferuar edhe në jetën e përditshme, kur vjen puna te aksesorët e dasmës përzgjedhja është gjithmonë më e kujdesshme. Dhe sigurisht në këtë rast nuk bëhet fjalë vetëm për bizhuteritë, por për një arsenal të tërë që do të plotësojë imazhin e fustanit.
- Të brëndshme të rehatshme. Ky është një element që luan një rol mjaft të dukshëm në mënyrën se si fustani i përzgjedhur duket në trupin tuaj.
- Filloni të stërviteni. Sigurisht duhet të keni një plan të detajuar për ushtrimet e duhura si edhe dietën më të mirë ushqimore. Një konsultë me mjekun përkatës do t’ju orjentojë më së miri.
- Përzgjidhni unazat e martesës. Të paktën dy muaj përpara dasmës ato duhet të jenë të vendosura në gisht.