Cfare duhet te beni pasi keni marre unazen?
Pasi te keni shijuar emocionet e momentit te propozimit, ju presin pergatitje te medha per festen e fejeses ose marteses tuaj. Ja 5 gjerat kryesore qe duhet te beni per te filluar organizimin
Jepni lajmin e mire te miqte dhe te afermit
Familjaret te pare, me pas miqte tuaj te ngushte dhe ne fund social media. Mos harroni, ky eshte nje nga ato lajme qe jepet me mire personalisht se sa me shkrim apo telefon.
Koha per te enderruar
Ne nje darke romantike ndersa festoni sebashku mbi vendimin qe sapo keni marre, jeni te lire te shfrenoni fantazine dhe te mendoni mbi te gjithe detajet e ceremonise tuaj. Mos u kufizoni, seleksionimin e ideve do ta beni ne etapa te metejshme.
Vendosni mbi ceshtjet monetare
Jo te gjitha shpenzimet do te mbulohen nga cifti, prandaj eshte e rendesishme te percaktoni qe ne fillim se cfare do te paguani ju dhe sa do te kontribuojne prinderit e secilit.
Caktoni daten
Nese e vendosni qe ne fillim se ne cilen periudhe te vitit do te zhvillohet ceremonia, do ta keni mjaft te thjeshte te zgjidhni te gjithe elementet e tjere.
Krijoni listen e te ftuarve
Numri i pjesmarresve ne feste do te ndikoj ne zgjedhjen e ambientit, stilit te ceremonise, kostos totale etj.