Cfare te veshim ne nje dasem

Çfarë të veshim kur jemi  ftuar në një dasëm?

Sapo keni marrë një ftesë të mirë dekoruar dhe formuluar në mënyrë të kujdesshme, një ftesë dasme. Ftesat  janë nga ato letra që njerëzit i presin me kënaqsi, por pasi  mësoni se dasma zhvillohet vetëm nje muaj nga sot, pyetja e parë është: çfare do të vesh?

Më poshtë do të përmendim një list me veshje që këshillohen për në dasma, për tu dukur gjithmonë me stil dhe aspak të ekzagjeruar.

Këshilla për femrat

  • Dasma infomale ose gjysëm formale të zhvilluara gjatë ditës: Fustane të shkurtra ose kostume (një veshje “paksa serioze” përshtatet mjaft mirë nëse ceremonia zhvillohet në mëngjes.)
  • Dasma informale ose gjysëm formale të zhvilluara në mbremje : Fustane për koktejl, elegante dhe femërore. Modelet e gjata janë gjithmonë IN.
  • Dasma Formale e zhvilluar gjatë ditës: Fustan i shkurtër ose kostum. Kapelja dhe dorezat janë opsionale, për të dhënë një pamje edhe më shik.
  • Dasma Formale gjatë mbrëmjes : Fustane të gjata dhe klasike, me ngjyra të errta. Kombinimi me perla , aksesorë të shndritshëm apo një shall mbas krahëve është një zgjedhje e zgjuar.
  • Super formale : Fustane të gjatë dhe aksesorë me shumë shkëlqim. Elementi diamant është mjaft i këshillueshëm.

Po-tè dhe Jo-tè për veshjen e femrave

  • Jo fustaneve të bardha. Fustani i bardhe duke sikur kërkon të konkurojë nusen.
  • Jo fustaneve të zeza dhe” xixave” në një dasëm që zhvillohet gjatë ditës.
  • Jo dorezave të gjata në ndërthurje me fustane pa krahë apo me kurriz të hapur.
  • Jo shqetësimit për veshjen e një fustani me ngjyra të njejta si ato të shoqërueseve të nuses.
  • Po veshjeve femerore që ju tregojnë jo vetëm bukur por dhe me autoritet. Veshjet e ekzagjeruara, të tejdukshme, shumë të shkurtra dheprovokative nuk janë veshje për një dasëm.
  • Po përqëndrimit të vëmendjes në përmbajtjen e ftesës. Shikoni me kujdese ftesën dhe specifikimet që mund të bëhen aty në lidhje me vendin ku do të zhvillohet ceremonia dhe stilin e saj.

Similar Posts