Unazat – Cili është metali më i përshtatshëm?
Tungsten, titan, paladium, platin, dhe flori janë metalet e përdorshme për unazat e martesës. Por cili metal përshtatet më tepër me ju? Keni një jetë aktive, lekurë të ndjeshme, apo dëshironi që unaza ti rezitojë kohës? Të gjitha këto do t’ju ndihmojnë që të vendosni mbi zgjedhjen e unazës.
Ngjyra e metalit . Ju pëlqen shkëlqimi i artë i të verdhës, ndricimi i metaleve të bardha, metalet e lyera, apo nuancat e rozës? Ari është i përdorshëm në ngjyrat : e verdhë, rozë ose e bardhë. Unazat e titanit janë në një bojë hiri mjaft natyrale, por mund të lyhen edhe me nuancë blu, gri dhe te zezë. Paladiumi dhe platini janë metale të bardha dhe me shkëlqim. Tungsteni është një zgjedhje mjaft e përhapur për unazat e meshkujve dhe dallohet për nuancën e hirit përzjer me shkëlqim të argjentë.
Hipoalergjik Kjo është një konsideratë mjaft e rëndësishme për të gjithë ata që kanë irritime të lëkurës. Platini, paladiumi, dhe titani janë të gjitha metale hipoalergjike. Bizhuteritë prej ari mund të shkaktojnë irritime të lëkurës. Ari i pastër (24-K) është mjaft i butë për të marrë formë, prandaj shpesh përpunohet me metale të tjera. Janë pikërisht këto metale që mund të shkaktojnë alergji.
Pastërtia Ky është një element i cili mat sa përqind e metalit të vërtet është i përfshirë në unazë. Kështu përshëmbull unaza me paladium, tungsten, titan, dhe platin kanë nje pastërti 90 – 95 për qind, krahasuar kjo me arin që ka një pastërti 58 për qind kur është 14 karat, dhe 75 për qind për 18 karat.
Çmimi: Buxheti që keni në dispozicion është përcaktues për shumë element të dasmës, dhe sigurisht ka një ndikim të madh edhe gjatë përzgjedhjes së unazave. Paladium është shumë më pak i kushtueshëm se platini, edhe pse i përkasin një grupi të njejtë metalesh dhe kanë të njëjtat karakteristika. Paladiumi ashtu si edhe platini e ruajnë shkelqimin, ndërsa unazat prej floriri duhet te rillustrohen pas një periudhe të caktuar kohe.
Rezistenca ndaj gërryerjes. Titani është zgjedhja ideale për ata të cilët janë në kontakt me kushte të ashpra apo kimikate të forta.