| | | |

Dasem ne pranvere

Pranvera eshte nje nga periudhat me te mira per te organizuar ceremonine e dasmes. Moti  eshte i ngohte e me diell, ndersa lulet e sapocelura dhe ngjyrat qe natyra merr ne kete stine e bejne pothuajse gati dekorimin e ambientit.

Por si te shfrytezoni ne favorin tuaj natyren dhe cfare kombinimesh jane me te pershtatshme ne stinen e pranveres? Me poshte po ju japim disa ide per secilin element, shoqeruar me 29 foto inspiruese nga galeria.

Fustani i nuses

Modele te stilit Marilyn Monroe me gjatesi deri afer nyjes se kembes!

Kostumi i dhendrit

Eshte koha per nuanca te celta. Ngjyrat pastel  shoqeruar me nje papion roze te lehte jane nje kombinim i mire.

Shoqerueset e nuses

Kete vit shoqerueset mund te shkelqejne me fustane roze, mente apo blu kobalt.

Lulet

Peonit dhe trendafilat jane ato qe perdoren me teper ne stinen e pranveres. Shtoni lule te verdha ne buqete per ti dhene asaj me shume rrezatim.

Dekori i ambientit

Zgjidhni nje ceremoni ne ambiente te hapura, ne nje kopesht apo prane nje pishine. Shfrytezoni bukurite e natyres dhe ngjyrat e pranveres. Lulet e sapocelura te qershise me nuancat e tyre roze mund te kombinohen mjaft mire me fenere te varur.

Per dekorimin e karrigeve mund te perdorni shirita me dy ngjyra te ndryshme. E gjelbra dhe roza jane nje gjetje e m ire nese kombinohen me detajet e tjera te ceremonise.

Ftesat e dasmes

Reflektojne shume mbi stilin e dasmes por edhe stilin tuaj ne cift. Modelet me dizenjo lulesh do te prezantojne sic duhet dasmen tuaj pranverore.

Torta

E fresket, e shijshme dhe e dekoruar me lule.

Alternoni ngjyrat pa u menduar gjate!

[nggallery id=121]

Similar Posts