Dasma në dimër, një dasëm romantike
Shiu dhe i ftohti nuk janë në favorin tuaj; por përvec kësaj, asgjë nuk e bën më pak të bukur një dasëm në stinën e dimrit. Shfrytëzoni atmosferën e festave të fundvitit , dhe shtoni disa elementë personal, për të planifikuar një dasëm romantike, në pak kohë dhe me kosto të ulët. Cfarë duhet të mbani parasysh :
- Ngjyrat : Zgjidhni ngjyra të theksuara si lejla, blu e thellë, e gjelbërt e thekuar dhe ngjyrat e arta.
- Dekori : Dimri ka nevojë për ngrohtësi, prandaj mos harroni të plotësoni dekorin me qirinj aromatik apo një oxhak të madh në një cep të sallës. Në këtë mënyrë do të krijoni një atmosferë familjare dhe mikpritëse. Boçe pishe, fjongo me xixa, kombinim i të bardhës me të kuqe, këmbana të vogla dhe globa me dëborë janë zbukurime që përforcojnë atmosferën festive.
- Lulet : Të bukura dhe me çmime të ulëta, lulet e stinës së dimrit do ti shtojnë më shumë hijeshi ambientit. Zgjidhni lule si : Amarilis, Fresia , Vjollca apo Trendafilat.
- Menuja : Atmosferën festive, të ngrohtë dhe familjare mund ta perfshini edhe në menu. Mos u limitoni me atë që ju ofrohet. Shtoni pak kreativitet dhe personalizoni menunë. Një ide e mirë do të ishte rikthimi te tradicionalja, duke servirur disa receta familjare që sigurisht do të pëlqehen nga të gjithë të ftuarit.
- Mos harroni pijet e ngrohta.