Dasma në vjeshtë – ide mbi dekorin
Vjeshta është stina perfekte për të zhvilluar ceremoninë e dasmës. Ajo përcjell ngrohtësi dhe romanticitet . Shfrytëzoni me zgjuarsi këtë kontribut të natyrës.
Ngjyrat
Zgjedhja e ngjyrave të duhura krijon atmosferën e duhur. Ngjyrat e vjeshtës përcjellin ngrohtësi dhe relaks. Në këtë larmishmeri mund të luani me ngjyra si : e kuqja, e bardha, e verdha, bronzi, e arta, e kuqerremta dhe ngjyrat e bakrit.
Vendi
Holli i një hoteli është një zgjedhje klasike. Stina e vjeshtës ju jep një shumëllojshmëri zgjedhjesh të tjera, më pak tradicionale. Mendoni për diçka ku mund të shijoni bukurin e natyrës, ndërthurjen e ngjyrave dhe gjethet e rrëzuara, si një kopësht frutor, një zonë vreshtash, një kasolle e vjetër, apo një han. Të dekoruara e të përshtatura me rastin festiv, këto ambiente do t’ju bëjnë të ndjeheni si në përralla.
Dekori
- Zgjidhni lule si : trëndafilat, luledielli, zambakët, margarita, iris apo krizantema.
- Dekorimi me kunguj të vegjël të prerë në forma të ndryshme është një ide origjinale, e përshtatshme me stinën dhe ngjyrat e saj.
- Shfrytëzoni perfitimet që ju ofron natyra. Përdorni gjethet e rrëzuara për të zbukuruar karriget apo rrugën drejt altrarit.
Vjeshta ofron mundësi te pafundme, prandaj nëse keni zgjedhur këtë stinë për të zhvilluar ceremoninë, jeni në rrugën e duhur drejt një ceremonie të paharrueshme. Mos harroni të përshtasni çdo zgjedhje me stilin tuaj dhe sigurisht me preferencat personale.