Dekori – pse është i rëndësishëm?
Të ftuarit do ta kujtojnë dasmën tuaj , për atë që ata kanë parë, prandaj dekorimi i duhur është një element që duhet përzgjedhur me shumë kujdes.
Ja çfarë duhet të dini përpara se të vendosni mbi dekorimin:
Stili i dasmës
Krijoni një ide të qartë mbi silin që do të ketë ceremonia; klasike, tradicionale, moderne, e thjeshtë, fashion dhe e ngarkuar apo një kombinim i disa prej tyre. Ky eshte hapi i parë në përcaktimin e dekorit. Çdo aksesorë i zgjedhur apo ngjyrë e përfshirë në dekor duhet të jetë në harmoni me stilin e saj.
Ngjyrat
Ngjyrat shkojnë paralel me stilin. Ato mundësojnë një imazh më të plotë të asaj çka duam të krijojmë në ambientin e zgjedhur. Ngjyrat janë esenciale, sepse pavarsishtë një zgjedhje të mirë të aksesorëve dhe zbukurimeve, kombinimet e gabuara të ngjyrave të tyre, mund të prishin të gjithë bukurinë e ambientit. Përshatja e kujdesshme e ngjyrave nuk duhet të jetë vetëm në raport me stilin e ceremonisë, mbani parasysh edhe stinën, simbolin e dasmës, mundësitë që ofron ambienti dhe sigurisht stilin tuaj e preferencat personale.
Lulet
Një dasëm nuk mund të imagjinohet pa buqetat e luleve. Të bukura dhe të kushtueshme, ato janë gjithmonë pjesë e ceremonisë, duke krijuar një atmosferë pranverore në çdo moment.
Kuptimi i secilës lule
Krahas faktorëve të tjerë si preferencat vetjake, stina, kombinimi i ngjyrave apo kostot e luleve të zgjedhura, mos harroni të mësoni diçka edhe mbi kuptimin specifik të secilës lule të zgjedhur. Kështu përshëmbull Orkideat përcjellin mesazhin e bukurisë, Gladiolat zemërgjerësi.
Dekorimet e tortës
E shijshme dhe estetike. Torta do të vendoset në një pjesë të dukshme të sallës, dhe do të jetë fokus i aparateve fotografik. Dekorimi i saj ndikon në të gjithë ambientin. Për këtë arsye duhet të tentoni drejt një pamje elegante dhe jo të mbingarkuar me aksesorë.të shumtë kujdes të veçantë duhet të tregoni edhe në zgjedhjen e tavolinës ku do të qëndrojë torta.
Qirinjtë
Qirinjtë janë dekorime mjaft të përshtatshem për ceremonitë që zhvillohen gjatë mbremjes. Ato krijojnë një atmosferë mjaft të ngrohtë dhe familjare. Qirnjtë janë “të detyrueshëm” në rastin e ceremonive dimërore.
[gdl_gallery title=”dekori-pse-eshte-i-rendesishem” width=”250″ height=”250″ ]