Dekorime të personalizuara

Dasma është një okazion për të festuar, për tu relaksuar e shijuar festën dhe gjithë përgatitjet e saj. Personalizimi i ceremonisë mund ta bëjë këtë eksperiencë edhe më të bukur . Duhet pak kreativitet dhe imagjinatë për të krijuar një buqetë mbresëlënëse lulesh apo për të dhënë ide mbi dekorimin  e ambientit.  Pavarsisht se nuk jeni profesionist, duke ndjekur udhezimet e duhura  mund të realizoni punime të veçanta e të argëtoheni njëkohësishtë.

Kërkoni për ide të mira

Duke vizituar galerinë mund të merrni ide për çdo detaj, torta, lulet, dekori, qirinjtë, ndriçimi, dhe të gjithë elementët e tjerë.

Organizoni idetë

Organizoni të gjithë idetë e grumbulluara në një bllok shënimesh dhe specifikoni detajet e secilës. Çfarë ju ka lënë më shumë mbresa? Cilët janë ato aksesorë që do të donit ti kishit patjetër ne ceremoninë tuaj? Si mund të përshtasni dekorin me stilin e dasmës? Me ide të qarta, përzgjedhja finale është më e lehtë.

Saktësoni motivin (temën) dhe stilin e ceremonisë

Motivi është mjaft i rëndësishëm sepse në bazë të tij do të bëni përzgjedhjen e ngjyrave dhe stilit. Saktësoni cilat do të jenë moivet e dasmës dhe filloni të seleksiononi idetë e grumbulluara në përputhje me motivin e zgjedhur dhe stilin e dasmës. Disa aksesorë mund të jenë mjaft të bukur, por nëse nuk janë të ndërthurura siç duhet me stilin tuaj, atëherë do të ngjanin thjeshtë si elementë shtesë që plotësojnë hapsirat boshe.

Buxhetimi

Buxheti është një faktor thelbësor. Merrni në konsideratë të gjitha kostot për dekorimet, dhe mos harroni që keni edhe shpenzime të tjera për të bërë gjatë gjithë proçesit të planifikimit e organizimit.

Rishikoni idetë

Pasi i keni vlerësuar idetë në bazë të preferences tuaj, përputhjes me stilin dhe motivet e dasmës, dhe përshtatshmërisë me buxhetin, kalojini edhe një herë në proçes “filtrimi”. Vetëm idetë vërtet të mira do të rezistojnë. Tashmë mund të kërkoni për udhëzimet e duhura e të filloni të ndërtoni vetë aksesorët tuaj të preferuar.

Similar Posts