Dekorimi i ambientit
Rregullat baze te dekorimit te ambientit:
Natyra
Në disa raste mund të keni besim të plotë te natyra, sepse Natyralja është gjithmonë e vlerësuar. Nëse jeni admirues të gjërave spontane dhe informale, një ceremoni në plazh, në ishull, mal apo edhe në kopshtin e shtëpisë do te ishte mjaft e përshtatshme.
Kulte dhe faltore
Në këto ambiente duhet të tregoni kujdes në atë se çfarë lejohet dhe nuk lejohet. Zakonisht ka persona të cilët do t’ju ndihmojnë dhe udhëheqin për t’ju shpjeguar rregullat. Duhet të flisni me ta mbi dekorimet dhe modifikimet që dëshironi të bëni, për të qënë të sigurt nëse kjo është e pranueshme, dhe kur do t’ju duhet ti hiqni sërisht dekorimet tuaja.
Ruani pamjen e vendit që keni zgjedhur
Pasi keni zgjedhur vendin ku do të mbahet ceremonia, hapi I rradhës është të vlerësoni këtë ambient dhe të shikoni me imtësi elementët që ndodhen aty dhe atmosferën që ato krijojnë. Kjo është mjaft e rëndësishme, sepse ju duhet të ruani vlerat origjinale të ambientit pa bërë modifikime të mëdha. Identifikoni elementët që duhen ndryshuar, por gjithmonë brënda frymës dhe atmosferës egzistuese.
Fuqia e luleve.
Lulet shtojnë ngjyra, bukuri dhe aromë në të gjithë ambientin. Një dasëm nuk mund të mendohet pa buqetat e shumta të luleve. Arredimi i tyre duhet të përputhet me skemën e përgjithshme të arredimit. Lulet e mëdha mund të vendosen pranë altarit dhe në podium, sepse aty tërheqin më shumë vëmëndje. Tregoni kujdes me ngjyrat. Nëse jeni në një ambient të errët përpiquni të bëni alternime duke përdorur lule me ngjyra të theksuara. Por mos e ekzagjeroni me këtë. Shikimi i të ftuarve duhet të përqëndrohet mbi ju dhe jo mbi larmishmërinë e dekorit.
Loja me ngjyrat
Ngjyrat nuk duhet të jenë domosdoshmërisht të njëjta. Kjo vlen për fustanet e shoqeruese ku ngjyrat janë uniforme, ndërsa në elementët e tjerë mund të luani me kombinime të ndryshme, duke përdorur fantazi dhe kreativitet. Tregohuni të kujdesshëm në përshtatje dhe evioni kontrastet e egzagjeruara.
Ndriçimi
Ndriçimi ka një ndikim të konsiderueshëm mbi atmosferën që krijohet. Për këtë arsye duhet të jeni të kujdesshëm në zgjedhjen e duhur të llojit dhe intensitetit të ndriçimit. Përpiquni të mos e mbani të zbehtë ambientin, por as të mos ekzagjeroni me ndricim të fortë. Zjgedhjet e ndërmjetme janë gjihmonë më të mirat.
Qirinjtë
Përveçse kursejnë energjinë elektrike, ato krijojnë një atmosferë mjaft romantike. Prezenca e qirinjve krijon hapsira spirituale dhe një ndjesi të përgjithshme lirie. I vetmi shqetësim është siguria. Mos i përdorni qirinjtë pa i vendosur në vazo të sigurta.
Ndërthurja e traditave
Ceremonia e dasmës është një mundësi e mirë për të ndërthurur traditat e ndryshme fetare apo krahinore që mund të ketë çifti.
[gdl_gallery title=”dekorimi-i-ambientit” width=”95″ height=”95″ ]