Dekorimi i shtëpisë përpara dasmës
Dasmat janë një shtysë për të festuar dhe për tu socializuar me njerëzit përreth. Por çfarë duhet të dini mbi rregullimin e shtëpisë përpara se miqtë tuaj të vijnë për t’ju uruar? Çfarë ndryshimesh duhet të bënipër t’ju përshtatur kësaj amosfere festive?
- Një shtëpi e ndriçuar: Përmirësoni sistemin e ndriçimit në shtëpi dhe tentoni për diçka më festive dhe me më shumë ngjyra. Vendosni drita shumëngjyrëshe në oborr apo taracë. Përdorni drita halogjene në zonën e kopshtit si edhe në dhomën e gatimit dhe të ngrënies, për të patur një ndriçim më të fortë. Zgjidhni drita të zbehta në korridore, për të mos i vënë në dukje këto pjesë. Llampat kineze janë një zëvëndësues mjaft i mirë i dritave halogjene. Ky do të jetë një opsion mjaft ekonomik.
- Krijoni zona të gjelbërta: Filloni duke pasuruar verandën dhe dhomën e ndënjes me bimë dekorative. Bimë të stolisura si palmat, panjat e të tjera si këto, krijojnë një atmosferë mjaft pozitive. Bimët dhe lulet do t’ju ndihmojnë të sillni një pjesëz natyre brënda në shtëpinë tuaj. Nëse nuk arrini ti mirëmbani ato brënda në shtëpi sigurohuni që të vendosni disa vazo në ballkone.
- Perdet për të shtuar elegancën: Perdet janë një element mjaft i rëndësishëm që ndikojnë në pamje e shtëpisë tuaj. Për të krijuar një atmosferë festive zgjidhni ngjyrat e arit ose ngjyrën gështenje. Zgjidhni ngjyra të buta dhe të dizenjuara me lule, për dhomën e gjumit dhe mbani sa më të ndriçuar dhomën e ngrënies. Qëndroni larg ngjyrave të zbehta.
- Pikturat për të shtuar klasin: Zgjidhni piktura të bëra me porosi. Ato janë më të veçanta, unike dhe kanë një stil të njëjtë, kështu që me siguri do të kombinojnë me njëra tjetrën. Sigurohuni që ti vendosni ato në një vend të ndriçuar mirë nga ku bien në sy ngjyrat e theksuara të pikturës. Një ide e mirë do të ishte edhe ndërthurja e pikturave me fotografitë e familjes.
Krahas dekorimeve të përmëndura më sipër, nuk duhet të mungojnë qirinjtë aromatikë dhe lulet shumëngjyrëshe për të kompletuar atmosferën e kërkuar.