Detaje qe nuk kane kosto
Kur behet fjale per ceremonin e dasmes edhe detajet me te vogla luajne nje rol te rendesishem. Me poshte po ju propozojme nje liste me element qe mund ti shtoni ne dasmen tuaj duke shpenzuar fare pak para.
Rezultati? Nje ceremoni e personalizuar qe do te mbetet gjate ne mendjen tuaj dhe te te ftuarve!
Provoni te hiqni dore nga version standard i mbulesave te bardha te tavolines. Printoni ne mbulese nje foto te familjes tuaj. Kjo do te jete e mjaftueshme per te zbukuruar qendren e tavolines, pa pasur nevojen e vazove apo shandaneve.
Nese keni lule natyrale te cilat jane thare, mbildhni dhe perdorni petalet e tyre per zbukurimin e ambientit, mbushjen e vazove apo edhe si konfeti te cilat te ftuarit mund t’jua hedhin kur te jeni duke u larguar nga ceremonia.
Shkruani vete betimet e dasmes. Mos shpresoni te formatet e gatshme dhe fjalite standard. Mesiguri keni plot fjale te bukura e unike per ti thene partnerit tuaj.
Dicka e marre borxh…jo vetem do tju sjelle fat por edhe do t’ju shkurtoje disa shpenzime. Merrni borxh nje aksesore nga familja tuaj, dicka te vjeter dhe te trasheguar nder vite.
Shenimet me shkrim dore. Nese do te shkruani ndarjen e tavolinave ne hyrjen e ceremonis, emrat ne secilen tavoline apo numrin perkatese provoni te hiqni dore nga printimi dhe ti shkruaji vet. Kjo eshte nje menyre e mire per te lene firmen tuaj ne cdo detaj te dasmes.
Kerkojini te ftuarve te zgjedhin secili kengen e tyre te perferuar. Ne kete menyre jeni te sigurt qe do ti shihni ne pisten e kercimit.
[nggallery id=126]