Dieta verore
Sezoni I bikinit ka filluar dhe kjo eshte periudha kur te gjithe duan te duken ne forme. Me pushime verore apo muaj mjalti nje trup i tonifikuar do te jete aksesori me i pershtatshem.
Ushqimet e meposhtme do tju ndihmojne te dukeni bukur edhe me bikini gjate gjithe veres.
- Veze – Te pasura me proteina vezet ju ndihmojne te respektoni me mire planin tuaj dietik
- Kosi – Nje tjeter produkt me permbajtje proteinike i pershtatshem per mengjes dhe per tu perdorur ndermjet vakteve
- Produktet e detit – Karkaleca te servirura ne forme sallate jane nje zgjedhje e mire
- Fruta – Nje miksim i pasur me fibra, vitamina dhe shume minerale. Frutat e stines nuk duhet te mungojne ne tryezen tuaj
- Perime – Mjaftone te konsumoni nje gjysem pjate me sallate perimesh ne vaktin e drekes dhe nje gjysem tjeter gjate darkes
- Bajamet – Te pasura me Omega 3, bajamet pervecse te shijshme e te shendetshme jane mjaft praktike edhe per tu mbajtur me vete gjate dites
- Avokado – Nje frut qe mund ta perdorni ne cdo vakt
- Qumesht – I pranueshem edhe nese i shtoni pak cokollate dhe akull
- Patate te pjekura – Jane menyra ideale per te shoqeruar sallaten gjate vaktit te drekes
- Mishi i pules – Nese termi “vegjetarian” nuk ju pershtatet , mund ti lejoni vetes nje vakt me mish pule te pjekur
- Uje – Nje fete limoni do ti shtoje edhe me shume shije