|

Disa keshilla perpara dasmes

 

Evitoni takat e larta – Edhe pse ju bejne te dukeni e te ndjeheni me elegante, takat jane te lodhshme, sidomos nese nuk jeni mesuar me to. Ne kete rast eshte mire te mbani me vete nje pale ballerina te sheshta.

Relaksohuni ne dhomen e rezervuar – Eshte me e thjeshte te hiqni fustanin per disa minuta dhe te qetesoheni ne dhomen e rezervuar, se sa te qendroni me te gjate gjithe mbremjes.

Mesoni te rregulloni vete make upin dhe modelin tuaj te flokeve – Kuptohet qe kete do ta beje salloni ne te cilin do te zbukuroheni perpara dasmes por eshte ne favorin tuaj te dini disa truke bazike qe mund ti perdorni ne momentin qe grimi apo modeli i flokeve, cenohen nga oret e gjata te festes.

Sigurojini vetes me shume kohe – Nese parashikoni qe nje aktivitet do te zgjas 3 ore, llogarisni edhe 2 ore te tjera shtese, ne menyre qe te evitoni cdo te papritur.

Perfeksioni nuk egziston – Shkoni drejt altarit duke e pasur te qarte kete ide. Asgje nuk eshte perfekte e sado qe jeni munduar gjate pergatitjeve, dicka mund te shkoje ndryshe parashikimit. Kjo nuk duhet t’ju shqetesoj!

Pergatisni dhe mbani me vete kutine tuaj te emergjences – Uje, medikamentet baze, deodorant, tualetet kryesore, heqes njollash, fill dentar dhe cfaredo qe ju ndihmon gjate situatave te paparashikuara.

Ecni me ngadale drejt altarit – Nuk eshte nje maraton dhe dhendri nuk ka ku te shkoje tashme! Te ftuarit meritojne te shohin mire pjesen e pasme te fustanit, qe ju e keni perzgjedhur me aq kujdes.

Buqeta poshte! – Buzeqeshja juaj eshte me e bukur se sa lulet, keshtu qe ecni ngadal, buzeqeshni dhe mbani buqeten larg fytyres. E njejta gje vlen edhe per shoqeueset e nuses!

Vendosni te ftuarit ne rradhe – Nuk eshte mire qe te ftuarit te hyjne ne menyre te rremujshme ne ambientet e ceremonsie. Vendosni nje ndares dekorues ku te ftuarit te ruajne radhen e ku ju mund ti pershendesni e mireprisni.

Similar Posts