Disa truke për në pistë
Për tu bërë një kercimtar i mirë, duhet shumë praktikë dhe shumë instruksione, por ka një sërë trukesh që nuk do t’ju lënë të turpëroheni ndërsa dilni në pistë.
Gjëja e parë që duhet të kujtoni është postura, qëndrimi drejtë. Supet mbrapa dhe koka lartë kompensojnë mjaft mirë disa hapa të gabuara apo humbjen e ritmit në ndonjë rast.
Një element tjetër i rendësishëm është vendosja. Mbajini krahët të fiksuar qendrueshëm, dhe lini hapsirë nga njëri tjetri. Sa më pak të tendosur të jenë krahët aq më e lehtë është për të ndjekur partnerin.
Dhe në fund mos harroni shikimin. Shikimi krijon atmosferën e duhur dhe ju përfshin më shumë në kërcim.