Disa xheste romantike

Le ta pranojmë: edhe ata që janë më të “akullt” e dinë se ndonjëherë xhestet romantike janë më favorizuese se sa ankimet e tipit “ festa e  Shën Valentinë është shpikur nga kompanitë e kartolinave’! dhe koha më e mirë për ta mbajtur zjarrin të ndezur është gjatë përgatitjeve të dasmës. Stresi dhe kaosi i atyre ditëve e bëjnë shumë të nevojshme prezencën e partnerit dhe madje edhe llastimet prej tij. Kjo vlen për të dy në çift prandaj më poshtë po përmbledhim  xhestet më romantike, që duhet të bëjë Ai dhe Ajo.

1. Një masazh

Për vajzën: E vetmja gjë më e mirë se sa një masazh, është një masazh në një qendër profesionale spa. Një dhuratë surprizë do të bëjë që ajo të shihet me zili nga të gjitha mikeshat e saj, prandaj bëni prenotimin në një qendër estetike, dhe kaloni aty disa orë sëbashku duke u relaxuar me një masazh profesional.

Per djalin: Djemtë janë më pak të komplikuar. Ata nuk kërkojnë masazhe në qëndra spa; mund të kënaqen më mirë me një masazh sensual, në kushtet e dhomës së gjumit. Mjaftojnë disa qirinjë, vaj aromatik dhe një palë të brendshme provokuese.

2. Një film

Për vajzën: Të gjithë meshkujt të paktën një herë në jetë duhet të bëjnë një sakrificë…Të marrin me qira një nga ato komeditë romantike që vajzat pëlqejnë aq shumë, dhe të kalojnë sëbashku një mbremje në shtëpi, me të qeshura dhe kokoshka..

Për djalin: Flitet per filmin e fundit aksion që po transmetohet në të gjithe kinematë. Prenotoni bileta për dy, dhe i dashuri juaj do të ndjehet mjaft i kënaqur nëse do ta shoqëroni atje.

3. Një pushim i vogël

Për vajzën: Një fundjavë  romantike në plazh do ta bëjë partneren tuaj të pres edhe më me padurim muajin e mjaltit. Nëse ka edhe shopping gjatë udhëtimit, atëherë gjithçka bëhet dhe më e bukur për të.

Për djalin: Mendoni për një udhëtim sexy dhe te shfrenuar. Kjo do ti tregojë atij se edhe pas martesës do të jeni të lire, dhe gjërat emoncionuese nuk kanë përfunduar.

4. Një dhuratë që përkthehet në “Të dua”

Për vajzën: Një buqetë e madhe lulesh në zyrën e saj. Në këtë mënyrë jeni të sigurt për dy gjëra: ajo do të gëzohet pa masë, dhe do të mendoj se sa me fat është që ju ka përkrahë.

Për djalin: Bileta për një event sportiv për të dhe miqtë e tij. Të jeni të sigurt se partneri do të ndjehet krenar për ju.

5. Një vakt plot fantazi

Për vajzën: Prenotoni një darkë lukzoze në restorantin e saj të preferuar. Duke u menduar për fustanin dhe aksesorët ajo do të përjetojë sërisht emoncionet e takimeve të para.

Për djalin: Ku ka më mirë se një mëngjes i servirur në shtrat dhe i përgatitur me shumë fantazi..

 

Similar Posts