|

Dita e dasmes, Ja cfare duhet per te qene energjike

 

 

Dita e dasmes eshte sa e bukur aq edhe e lodhshme. Por menyrat e meposhtme do t’ju ndihmojne te ruani energjite dhe te shijoni ne maksimum festen tuaj.

Stervituni  disa dite perpara – 25 deri ne 45 minuta kardio cdo 5 here ne jave jane te nevojshme per t’ju  rikthyer energjite dhe sigurisht per te mbajtur trupin ne forme.

Qendroni te hidratuar –  Filloni diten me nje gote uje ne temperaturen e ambientit.

Frymemarrja – 5 frymemarrje te thella duke vizualizuar momente te lumtura, jane nje menyre e mire jo vetem per te larguar stresin por edhe per te rifituar energjite e humbura.

Diete me fibra –  Sigurohu qe te merrni  disa proteina dhe fibra perpara se te niseni per te thene “Po”.  Brokoli , veze,  molle dhe avokado jane nje kombinim i mire.

Eleminoni sheqerin – Te gjitha format e tij!

Suplementet – Vitamine D dhe Magnezium  jane ato element qe shpesh mungojne ne trupin e femrave, dhe kjo i ben ato te jene me pak energjike. Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj per te marre sasine e rekomanduar te tabletave ditore me vitamina.

Degjoni muzike – Muzika juaj e preferuar do t’ju beje te ndjeheni ne forme.

Shetitje ne diell – Studimet kane treguar se drita stimulon trurin ne prodhimin e lendeve qe permiresojne gjendjen tuaj emocionale. Ne kete menyre do te ndjeheni me mire edhe fizikisht.

Qendroni prane njerezve energjik – Qendrimi prane personave pozitiv e me energji do t’ju beje te ndjeheni me mire.  Duket se energjite jane te transmetueshme, prandaj nese dikush fillon te ankohet eshte koha te largoheni.

 

 

Similar Posts