Evitoni stresin e dasmës
1. Qëndroni pranë njerëzve te të cilët besoni
Jo të gjithë miqt tuaj mund te jenë një support I mirë gjatë përgatitjeve të dasmës. Disa mund të mos I pëlqejnë evente të tilla, të tjerët mund të mos kenë shumë informacion, e mund të ketë edhe nga ata që nuk janë dakord për vajzën/djalin që keni zgjedhur.
Për të evituar strese të tjera, qëndroni më shumë me ata persona që janë pozitiv dhe mbështëtës ndaj vendimeve tuaja.
2. Objektiva të paracaktuar
Eshtë mjaft e rëndësishme të përcaktoni paraprakisht çfarë duhet të bëni gjatë ditës së dasmës. Çfarë elementësh duhet të keni gati; kontrolli I fustani, këpucët, lulet, takimet dhe oraret të jenë të fiksuara; e kështu me rradhë. Nëse çdo gjë është e vendosur me rregull dhe me orare të përcaktuara qartë, nuk do të keni vonesa dhe as të paritura.
3. “Le të ndodh”
Ashtu sikurse shumë ngjarje të tjera, as ceremonia e dasmës nuk mund të jetë totalisht perfekte. Pavarsisht dëshirës tuaj dhe përpjekjeve të shumta, duhet të bëheni realist. Ka gjithmonë diçka që e prish të qënurit “perfekte” kështu që përgatituni edhe për këtë. Evitoni sa më shumë lodhjet e tepërta dhe stresin që mund t’ju shkaktoj mendimi i perfektes. Ndonjëherë janë pikërisht momentet spontane dhe të papritura që e bëjnë edhe më të bukur festën.
4. Qëndroni gjithmonë në formë
Ndiqni me përpikmëri programin tuaj në palestër, ushtrohuni në shtëpi dhe praktikoni joga gjatë mbrëmjes. Jo vetëm për të mbajur trupin në formë, por sepse duke u ndjerë mirë me pamjen tuaj, do të keni edhe më pak stres në ditën e dasmës.
5. Pushoni sa më shumë
Një gjumë i rehatshëm dhe i mjaftueshëm, do t’ju ndihmojë të jeni të përqëndruar dhe të relaksuar gjatë ceremonisë.’
6. Planifikoni të shijonin ditën tuaj në maksimum
Kjo ditë nuk do të përsëritet dhe të gjitha përpjekjet tuaja lidhen me një realizim përfundimtar sa më të mirë . E ndërsa “produkti final” është gati, ju thjeshtë duhet të shijoni festën.