Fejesa! Ja 10 menyra per te festuar

  1. Beni nje video permbledhese me fotot tuaja ne cift dhe uplodojeni ne youtube. Nese keni nje video te momentit te propozimit do te ishte edhe me bukur!
  2. Beni nje muaj mjalti “prove” Disa dite ne nje vend romantik, vetem ju dhe partneri do t’ju heq emocionet e propozimit dhe do t’ju lidh me shume me fillimin e pergatitjeve te dasmes.
  3. Nese pika dy nuk mund te realizohet, caktoni nje mbremje per  te darkuar sebashku. Te marresh mundimin te vishesh e te krihesh bukur, I jep edhe me teper rendesi  darkes ne fjale.
  4. Krijoni nje liste me gjerat qe ju kujtojne momentin e fejeses ose te propozimit dhe qe do te mbeten ne kohe.
  5. Beni nje feste fejese. Eshte nje hap qe nuk duhet anashkaluar sepse do te mbetet gjithmone nje kujtim i bukur. Nuk ka pse te jete teper klasike ose e shtrenjte. Mjafton te mblidheni me miqte dhe te kaloni gezueshem.
  6. Beni nje album me foto profesionale nga fejesa.
  7. Blini nje shishe vere te shtrenjte. Nese e ruani mire, do te shijoni vjetersine e kesaj vere kur te festoni sebashku 10 vjetorin tuaj.
  8. Dhuroni nje kenge ne nje stacion muzikor dhe mos harroni dedikimin personal.
  9. Permblidhni te gjitha ndjenjat, premtimet dhe betimet tuaja ne nje leter.
  10. Po mashkulli pse te mos vendos nje unaze fejese? Mendoni rreth kesaj dhe rreth nje menyre origjinale per te bere edhe ju propozimin tuaj, duke e shoqeruar ate me nje unaze.

Similar Posts