|

Festa e beqarise per nuset

Duket se festa e beqarise eshte plotesisht per nusen, por ne te vertet nuk eshte kaq e thjeshte. Me nje feste te gjithen per vete,shumica e nuseve gjenden perballe veshtiresive. Ato duan te argetohen gjate kesaj nate, te jene te sigurta qe gjithcka do te shkoje mire por njekohesisht ti lene hapsire shoqerueseve te tyre per te pergatitur surpriza gazmore. Ja 3 keshilla per nuset qe duan nje organizmi sa me te mire te festes se beqarise:

 Diskutoni me shoqerueset tuaja.

Diskutoni  nese keni nje buxhet te limitura, jeni pro apo kunder nje striptisti apo keni nje preference specifike ne lidhje me ambientin. Ne kete menyre do te paraprini e evitoni surpriza te padeshiruara.

 Mos u merrni me detajet.

Mikeshat tuaja me siguri do te mendojne per disa surpriza gjate mbremjes. Nese do te mundoheni te planifikoni cdo gje me detajt, nuk do ti lini atyre mundesi t’ju habisin.

 Ftoni vetem miqte me te mire.

Kjo eshte nje nate qe do ta mbani mend gjate. Eshte nje nga ato festa qe shijon me shume prane miqve me te mire, prane atyre qe ju kane qendruar afer, qe njohin lidhjen tuaj, qe gezohen per ju! Ndajeni gezimin me njerez pozitiv te te cilet keni besim. Festa e beqarise nuk eshte rasti per ti kthyer “borxhin” dikujt qe mund t’ju kete ftuar me pare ne nje event te ngjashem. E pasi ti keni bere te gjitha keto, mos harroni: Eshte koha te argetoheni dhe te shijoni ne maksimum festen tuaj!

Similar Posts