Fotografi perfekt

Pjesa më e “vështirë” ka mbaruar. Pas flirtimeve dhe darkave romantike, përgjijgja pozitive është dhënë. Keni zgjedhur datën, vendin, bandën, dhe ajo cka mbetet janë disa detaje të vogla të cilat duhen sistemuar përpara ditës së madhe. Tani është rradha e zgjedhjes së fotografit, që do të fiksojë me aparatin e tij cdo sekondë nga ceremonia. Por si të përcaktoni kush është i duhuri?

Hapi i parë: Krijoni një listë

Pyesni miqtë dhe të afërmit tuaj dhe kërkoni rekomandime prej tyre. Rekomandime do të merrni gjithashtu edhe nga personat që do t’ju ndihmojnë me organizimin e ceremonisë apo persona që do t’ju ofrojnë shërbime specifike, si parukeria apo restoranti ku do të zhvilloni ceremoninë.

Hapi i dytë: Reduktoni listën

Pasi të keni një listë të plotë përpara, duhet të filloni nga përzgjedhja bazuar në kriteret që ju keni vendosur. Mos harroni të shikoni me imtësi punimet e mëparshme, llojet e  albumeve që ofron, eksperiencën e secilit fotograf dhe cmimin që kanë shërbimet. Kushtojini rëndësi cilësisë..dhe mos harroni se pas shumë vitesh nuk do të keni as tortën dhe as make upin e nuses.. Ajo që do të mbetet janë fotografitë, prandaj ja vlen të investoni  pak më shumë në këtë element.

Hapi i tretë: Takimi me fotografët e përzgjedhur!

Kjo nuk ka si qëllim vetëm njohjen e  punës së fotografëve që keni seleksionuar , por edhe të aftësisë së tyre për të bërë biznes, dhe ndoshta edhe pak nga personaliteti. Fotografi do të jetë pranë jush në cdo hap gjatë ditës së dasmës dhe sigurisht që ju nuk do të donit të ndjeheshit të besdisur prej tij, apo të jepni të njejtat instruksione disa herë radhazi. Zgjedhja e dikujt që përshtatet me stilin tuaj do ta bëjë festën më argëtuese dhe ju do të jeni më pak të stresuar.

Similar Posts