Ftesat e dasmes – Të zgjedhësh ftesa unike

 

 

Një ftesë unike nuk është thjesht një ftesë që do ti tregojë të ftuarve kush, kur, ku edhe çfarë; por një ftesë që do të ndez fantazinë e tyre, duke i bërë të mendojnë çfarë të presin gjatë ceremonisë.

Përpara se të blini

  1. Bëni një list me emrat e të ftuarve
  2. Përcaktoni informacionin që do shkruani në ftesë
  3. Merrni parasysh buxhetin në dispozicion

Ku të kërkoni

Ftesat mund ti bëni vetë ose mund ti porosisni, kjo në varësi të buxhetit por edhe të stilit të ftesës. Filloni të kërkoni në avancë dhe interesohuni për të gjitha detajet. Vizitoni sa më shumë galeri nga ku mund të merrni idetë e nevojshme dhe konsultohuni me studiot grafike, që janë të familjarizuar me këtë proçes.

Stili i ftesave

Ashtu sikurse çdo element tjetër i dasmës, edhe ftesat duhet të reflektojnë stilin dhe motivet e dasmës, si edhe personalitetitn tuaj. Përcaktoni nëse ftesat do jenë elegante apo të zakonshme e të thjeshta. Më pas vendosni mbi ngjyrat, letrën, shkrimin dhe pamjen e përgjithshme që ftesa do të ketë. Mbani parasysh faktin se ftesa është ajo që i transmeton të ftuarve impaktin e parë mbi stilin e dasmës.

Forma e fletës mund të ketë stile të ndryshme: me tre, dy apo me palosje teke. Për të qëndruar te ftesa klasike, relieve është mjaft i kërkuar, por gjithashtu edhe më i kushtueshmi.

Porositja e ftesave

Ajo për çfarë duhet të tregoheni të kujdesshëm është fakti që ftesa të arrij te miqtë tuaj të paktën 6 javë përpara ceremonisë. Prandaj pasi të keni zgjedhur stilin, ngjyrat dhe gjithcka tjetër, bëni porositjen pa krijuar vonesa të panevojshme.

Similar Posts