Fustane nusesh – Tendencat e 2012!

 

 

Fustane nusesh? Ja cila ishte tendenca e tyre gjate vitit 2012!

Jaka Fallco

Romantike dhe elegante me modelin e ri të jakës “fallco”

Ky sezon solli një larmishmëri në modelet e jakës së fustanit. Por ajo që bie më shumë në sy, është  jaka “fallco”

Një pëlhurë e hollë mbulon pjesën e dekoltes, e cila në mungesë të saj do të ishte e zbuluar.

Kjo është një jakë “iluzionare” që i jep fustanëve të hapur jo më një pamje ekstravagante, por një imazh të butë, romantik dhe elegant.

Modeli Peplum, me dy shtresa

Sezonin e kaluar mbizotëronin fustanet të cilët në pjesën e fundit kishin dizenjo me lule në formë tre dimensionale. Përveç kësaj nuk kanë munguar edhe modelet me shtresën e dytë të së njëjtës copë, në pjesën e belit, e cila zgjerohej drejt ijeve.

Këtë sezon për të vazhduar traditën, stilistët propozojnë një fund me dy shtresa. Njëra ështe më e shkurtër dhe përfundon diku sipër gjurit, ndërsa tjetra në gjatësinë e fustanit.

Ky model duket një zgjidhje e mirë për të mbuluar gjerësinë në pjesën e ijeve.

Ngjyrat e kuqe

Deri sot të vishje një fustan me nuancë të bezhës apo gri të zbehtë, dukej si një lëvizje radikale.

Disa sezone më parë filluan të shfaqen ngjyrat, nga një nuancë e lehtë argjendi, vjollcë e çelët apo e gjelbërt.  Të gjitha këto filluan të dalin në “skenë” si përjashtime dhe jo si trend i përhapur në masë.

Ndërsa këtë vit ajo që mbizotëron pasarelat janë nuancat e të kuqes.

Roza dhe e kuqerremta duket se janë shnderruar zyrtarisht në ngjyrat e këtij sezoni për fustanet e nuseve.

Reese Witherspoon zgjodhi për dasmën e saj një fustan të Monique Lhuillier në ngjyrën rozë! E përderisa kjo aktore kaq tradicionale dhe konservative në veshjet e saj, pranon të bëjë një ndryshim të tillë, është momenti që të gjithat nuset ta bëjnë një provë.

Mëngët me dantellë

Që në muajin prill stilistët u frymëzuan nga ajo që përcolli Kate Middleton me stilin e saj.

Me terma të tjerë, kjo nënkupton fustane me mëngë me dantellë, në një version më voluminoz se sa ato që përdori Princeshë Diana vite më parë.

[gdl_gallery title=”cila-ishte-tendenca-e-2012-per-fustanet-e-nuseve” width=”175″ height=”175″ ]

Similar Posts