Fustani i dasmes – modeli i bustit

 

 

 

Në këtë artikull do të përshkruajmë tipet kryesore të fustaneve në bazë të pjesës së bustit.

Sikurse kuptohet edhe nga emri, bëhet fjalë për pjesën e fustanit nga jaka deri te pjesa e belit.

Busti korse: Qëndron i ngushtë pas trupit në formën e një korseje dhe mbërthehet në pjesën e pasme me kopsa ose kapse metalike.

Mbretëror: Ky lloj busti nuk qëndron në mënyrë strikte pas trupit por ka lirshmëri. Në pjesën e belit zgjerohet pak dhe lëshohet deri në fund të këmbëve. I përshtatshëm për çdo lloj trupi.

Forme laku : Një model pa mëngë, dhe me lidhje në qafë. Në disa raste i hapur në pjesën e kurrizit, ofron gjithmonë një pamje mjaft provokuese.

Diafragëm: Ky model busti është i ngushtë pas trupit deri pranë diafragmës. Eshtë një zgjedhje mjaft e mirë për të theksuar pjesën e belit.

Princeshë: Busti është i drejtë e “i lëmuar”  dhe karakterizohet nga dy tegela që fillojnë nga pjesa e sipërme e bustit  dhe zbresin deri te bashkimi i bustit me fundin. Ky model krijon imazhin e një trupi të gjatë.

Modeli Tank: Eshtë një bust i shkurtër dhe pa mëngë, me pjesë shumë të gjërë të prerjes së mëngës, që vjen e lëshuar dhe e hapur deri afër barkut. Ky është një model mjaft popullor dhe i përshtatshëm në shumë trupa.

[gdl_gallery title=”informacione-mbi-fustanin-modeli-i-bustit” width=”125″ height=”125″ ]

Similar Posts