Fustani i nuses, format e ndryshme të jakës
Jaka është ajo pjesë e fusanit që bie më shumë në sy në fotot e dasmës. Me poshtë po përshkruajmë stile specifike që do t’ju ndihmojnë të zgjidhni fustanin me jakën më të përshtatshme.
Poshtë shpatullave: Kjo lloj jake është e hapur deri poshtë shpatullave dhe tregon pjesën e kurrizit dhe kraharorit. Eshtë e përshtatshme për çdo lloj trupi.
Portret: Jaka portret është e ngjashme me atë të shpjeguar më sipër, por në këtë rast pjesa e shpatullave është e mbuluar. Ky model karakterizohet nga një harkim, që fillon nga njëri sup dhe përfundon në tjetrin.
Modeli në formë zemre: Kjo lloj jake, në pjesën e sipërme të saj, ka formën e zemrës. Ajo thekson gjoksin dhe është më e përshtatshme per vajza me gjoks të mbushur.
Modeli Sabrina/Bateau: Eshtë modeli i jakës ku prerja fillon nga cepi i supeve dhe zbret duke lënë të hapur pjesën e kraharorit, Kjo krijon në një farë mënyre formën e gërms V. Eshtë mjaft e kombinueshme si me modelet e fustaneve me mëngë ashtu edhe pa.
Modeli në formë laku: Ky model dallohet për gjerësinë e prerjes së krahëve dhe lidhjen pas qafës. Në shumicën e rasteve kombinohet me pjesën e hapur të kurrizit, që e bën një model mjaft tërheqës.
Jaka në formë U: Një model klasik dhe i përshtatet pothuajse për çdo lloj trupi. Për një pamje më provokuese, prerja mund të jetë më e hapur dhe forma U të vazhdojë jo vetëm në pjesën e përparme por edhe në pjesën e kurrizit.
Jaka T-Shirt: E ngjashme me jakën e bluzave T-shirt, kjo lloj jake është e rrombullakët dhe qendron poshtë grykës.
Jaka V: Eshtë modeli që thekson pjesën e busit dhe këshillohet për vajza që duan të japin imazhin e nje trupi të imët dhe një paraqitje sensual.
Jaka Katrore:
Eshte nje jake e drejte me rripat e vendosur ne mënyrë simetrike për të dy supet.
Edhe ky model, ashtu sikurse jaka ne forme U është i përshtatshëm për pothuajse të gjithë format e trupave.
[gdl_gallery title=”fustani-i-nuses-format-e-ndryshme-te-jakes” width=”125″ height=”125″]