Gabimet që ndodhin gjatë përzgjedhjes së ngjyrave
Të përdorni shumë ngjyra
Thjeshtësia është më e bukur! Zgjidhni vetëm 3 deri në 4 ngjyra.
Të zgjedhësh ngjyrat “trendi”
është shumë e thjeshtë të lexoni se cilat janë ngjyrat IN këtë sezon dhe ti përdorni ato në dekorin e dasmës tuaj. Por ngjyrat, ashtu si edhe shumë elemente të tjerë duhet të përshtaten me stilin që ju karakterizon. Shikoni përreth cilat janë ngjyrat që ju shoqërojnë më tepër në jetën e përditshme. Cilat janë ngjyrat që ju bëjnë të ndjeheni rehat dhe të lumtur? Këto janë ato ngjyra që duhet të mbizotërojnë edhe në ceremoni.
Ngjyra të ekzagjeruara
Një nga gabimet më të zakonshme është zgjedhja e ngjyrave të lodhshme për syrin . Çelësi është balanca. Nëse vërtet ju pëlqejnë ngjyrat e forta e të ndezura,përpiquni ti kombinoni ato me një ngjyre të ndërmjetme, ose me një nuancë më të zbehtë.
Zgjedhje të parashikueshme
Skema e kombinimit të ngjyrave është bërë tashmë mjaft e njohur dhe kur flasim për përzgjedhjen e ngjyrave mënjeherë na vijnë ndërmend kombinimet standarte. Mundohuni të dilni jashtë kësaj skeme. Zgjidhni nuanca të reja ose shtoni në skemën përkatëse një ngjyrë të tretë e cila të ndërthuret me dy të tjerat.
Nuk merrni parasysh ngjyrat që mbizotërojnë ambientin e ceremonisë
Kur vendosni mbi skemën e ngjyrave merrni në konsideratë ngjyrat e ambientit, ose zgjidhni një ambient me ngjyrë të bardhë, të cilin mund ta përshtasni sipas dëshirave tuaja.
Kufizimi vetëm në dy ngjyra
Shumë të kujdesshëm ndaj kombinimeve? Aq sa edhe keni frikë të eksperimentoni me ngjyrat? Ky është deri diku një gabim. Provoni të shtoni 2 deri në 4 ngjyra, për më shumë gjallëri. Çfarë mendimi keni për: portokalli, të kuqe, kafe dhe ngjyrë ari?
Lulet duhet të jenë patjetër në të njëjtën ngjyrë me elementët e tjerë
Lulet janë një element specifik. Jo të gjitha llojet mund të gjenden në të gjitha ngjyrat.
Edhe nëse nuk arrini të gjeni një buqetë 100 për qind të njejtë me ngjyrat e dekorit kërkoni për diçka plotësuese ose të ngjashme.
Shoqërueset – ngjyra të njëjta me fustanin e nuses
Kur vjen puna te shoqërueset, nuset bëhen shumë strikte. Ato duan që ti imponojnë ngjyrat, veshjet, aksesorët.. Mundohuni ti lini pavarësi shoqërueseve tuaja. Në këtë mënyrë edhe ato do të argëtohen, edhe fotot tuaja do të dalin më mirë.