|

Gabimet që duhet të evitoni gjatë dasmës në dimër

Ja çfarë duhet të evitoni, gjatë planifikimit të një ceremonie në stinën e dimrit.

Ekspertët ju sygjerojnë të rishikoni mundësine e përfshirjes së ngjyrave më të gëzueshme e të forta, si përshembull  lejla e errët, jeshile apo ngjyrë ari.

Shumë nuse mendojnë se ceremonia në dimer ka lidhje vetëm me të ftohtin,  dëborën apo festat e fundvitit. Nisur nga kjo shumica preferojnë të ndërthurin ngjyra si bojëqielli apo  gri.

Dekorimi në kishë, i ekzagjeruar!

Gjatë periudhës së dimrit e sidomos pranë festave të fundvitit, ambientet e kishës janë të dekoruara në mënyrë festive. Çiftet që do të bëjnë një ceremoni fetare shpesh gabojnë duke shtuar aksesorë të tjerë, të cilët mbingarkojnë atmosferën dhe i humbasin ambientit imazhin e tij karakteristik. Zbukurimi i altarit me lule të freskëta është mëse i mjaftueshëm.

Nuk keni marrë masa për…dëborën!

Jetoni ose jo në një zone ku bie dëborë, mirë është që ceremonia juaj të mos mbetet “në dorë të motit”. Sigurohuni që të keni një rruge lehtësisht të kalueshme dhe që fustani nuk do të dëmtohet nga reshjet.

Ku do të vendosen xhaketat?

Mos harroni të mendoni për një vend në hyrje të restorantit, ku të ftuarit tuaj të vendosin xhaketat.  Askush nuk dëshiron që zbukurimi i karrigeve të mbulohet nga veshjet e shumta të dimrit.

Nuk keni marrë çizmet e dimrit.

Për te gjitha nuset…kujdes! Mos i shkatërroni këpucët e reja duke  i përdorur në ambientet e jashtme. Një pale çizme të ngrohta do të jenë mjaft mirë, në fund të fundit poshtë fustanit askush nuk do ti dallojë ato, ndërkohë që ju ecni.

Një lëkurë shumë e nxirë? – Jo!

Eshtë mesi i dimrit dhe askush nuk pret që të jeni të abronxuara në maksimum. Një ngjyrë e lehtë është e pranueshme, por mos e ekzagjeroni. Të ftuarit nuk kanë pse të dallojnë se keni perdorur kremin vetënxirës.

Keni harruar të përfshini në menu një pije të ngrohtë.

Në shumicën e rasteve gjatë pritjes shërbehet shampanjë. Por në dimër, të ftuarit do t’ju ishin më shumë mirënjohës nëse i ofroni cokollatë të ngrohtë ose kapuçino.

Similar Posts