Guida e nuses për foto të bukura
Shpesh herë thuhet me shaka : “ Të zgjedhësh një fotograf të mirë është më e rëndësishme se të zgjedhësh dhëndrin e duhur “. Edhe pse nuk është tamam kështu, zgjedhja e një fotografi të mirë është thelbësore. Krahas kësaj ka edhe një sërë aspektesh të tjera që ndikojnë në realizimin e fotove që ju deshironi. Ja çfarë duhet të keni parasysh :
1. Realizimi i fotove përpara dasmës
Kjo është ajo që mendohet se ndihmon më shumë. Realizimi i disa fotove përpara ceremonisë, ju ndihmon ju të ambientoheni përballë aparatit, por edhe fotografin të familjarizohet me subjektin që do të fototgrafojë. Gjithashtu kjo do t’ju jap mundësinë të kaloni më shumë kohë së bashku dhe të njiheni më mirë, për të krijuar kështu një mardhënie miqësore që është shumë e rëndësishme gjatë ditës së ceremonisë.
2. Poza
“Mjekrën lartë, shpatullat e tërhequra mbrapa, qëndrimi mbështetur në një këmbë, mos merr frymë, mos leviz…” Përveç komandave standarte, një fotograf i mirë duhet të jetë në gjëndje të sygjerojë pozat e duhura.
Por a i dini arsyet e gjithë këtyre “shtrembërimeve” ?
- Duke ngritur lartë mjekrën arrini të fshihni shëndetitn e tepërt të fytyrës
- Të mbash brrylat larg trupit redukton gjerësine e bustit dhe thekson gjoksin
- Të përqëndrosh peshën e trupit tek vithet krijon një lakim që i jep trupit një pamje vërtet seksi.
Ka edhe shumë truke të tjera të cilat fotografi mund t’jua këshilloj. Mjafton ti zbatoni ato me korrektësi.
3. Flokët dhe make upi
Dita e dasmës nuk është momenti i duhur për të eksperimentuar me flokët dhe makeupin. Caktoni një ditë tjetër përpara dasmës për të gjetur përshtatjen ideale : fustan, flokë, makeup, dhe për të parë si duken modelet e zgjedhura përpara aparatit. Nëse do të vendosni vello bëni prova për të parë sa do të përshtatet me modelin e flokëve.
4. Suporti
Sigurojini fotografit gjithçka që atij i nevojitet. Kur të bëni porosinë e luleve mos harroni të porosisni edhe disa buqeta shtesë. Siguroni edhe aksesorë të tjerë jo të kushtueshëm si fjongot, qirinjtë, tollombace dhe disa kopje shtesë të ftesave të dasmës. Të gjithë këto elemente mund ti shërbejnë fotografit për ti bashkangjitur në foto. Fotografi të unazave të martesës dhe buqetës së luleve, këpucëve të nuses apo ftesave janë një ide e bukur për tu shtuar në albumin e dasmës.
5. Buqeta
Si duhet ta mbani buqetën ? Në mënyrë urdhërore …poshtë ! Asnjëherë mos e fshihni fustanin me imazhin e buqetës. Do të jetë një ditë e gjatë dhe në fund të saj, të jeni të sigurta se do të kishit dashur që buqeta të ishte më e vogël, më e lehte, më e rezistueshme..dhe pse jo..më artificiale..
6. Background dhe këndet
Mbani parasysh se dita e dasmës është e gjitha për ju, prandaj ajo që duhet të bjerë në sy në fotot, jeni ju dhe jo begraundi. Në shumicën e rasteve begraundet e komplikuara largojne vëmendjen e shikuesit nga nusja. Përpiquni të mbani begraundin sa më të thjeshtë.
Këndet interesante janë ato që bëjne dallimin e fotografive të realizuara nga profesioniste, nga fotografitë që do t’ju bëjnë të afërmit tuaj. Prandaj mos qeshni nëse shihni fotografin të shtrihet përtokë apo të ngjitet në një pemë për të kapur pozat perfekte.
7. Ndriçimi
Ndriçimi ështënje element mjaft i rëndësishëm. Drita më e mirë është 1 deri në 2 orë përpara perëndimit të diellit.
Nëse ceremonia do të zhvillohet brënda, përpiquni të evitoni ndërtesat me tavane të larta, të errëta dhe me pak dritare. Drita artificiale ju shton në foto një refleks të gjelbërt, prandaj duhet të zgjidhni një dhomë me sa më shumë dritë natyrale.