Ide mbi ndriçimin
Ndriçimi është padyshim një tjetër element për ti kushtuar rëndësi gjatë planifikimit të ceremonisë.
Përvec qëllimit primar: ndricimit; dritat shërbejnë për të krijuar atmosfereë dhe janë një kombinim i mirë me ngjyrat dhe gjithë motivet e dasmës.
Cdo dasëm është e vecantë, e bëhet edhe më speciale nëse dekori plotësohet me ndricimin e përshtatshëm. Zgjedhja e ndricimit varet nga ambjenti ku do të zhvillohet ceremonia. Për ambjentet e mbyllura në shumicën e rasteve preferohet një ndricim më formal, ndërsa për ceremonitë e zhvilluara në natyrë, preferohet ndricimi oriental me fenerë. Fenerët krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe jo të ngarkuar. Ato kanë përmasa të ndryshme dhe janë mjaft të pershtatshëm.
Gjithashtu mund të përdoren edhe drita speciale të cilat e fokusojnë ndricimin në një pjesë specifike. Përpara se të fillojë ceremonia ndricimi drejtohet në një pikë të caktuar, për shembull në rrugën drejt altarit. Me pas dritat mund të mbulohen me një fletë speciale me ngjyrë sipas deshirës, dhe të perhapin ndricimin në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë ambientin.
Llampadarët janë një tjetër lloj ndricimi. Ata krijojnë një atmosferë të sofistikuar, që të largon të gjithë mendimet..
Dhe së fundi : dritat inteligjente. Një prej tyre janë dritat LED (Light Emitting Diode ) të cilat përdoren për të ndricuar tavanet, muret apo lartësitë e mëdha, por edhe tavolinat. Dritat inteligjente mund të përdoren dhe për pistën e kërcimit ku efektet janë më të shumëta.