Ide mbi propozimin per martese
Idetë e mëposhtme janë romantike, pak “të cmendura”, goxha të guximshme dhe disa prej tyre mund të jenë edhe disi të kushtueshme.
Megjithatë propozimi për martesë bëhet vetëm një herë apo jo? Kushtojini rendësinë e duhur në mënyrë që të realizoni dicka të vecantë për të dy.
1. Në teatër ose në kinema. Menjëhere pasi filmi përfundon kërkojini drejtuesve të sallës të shfaqin në ekran videon tuaj me mesazhin e propozimit; ose ngituni në skenën e teatrit dhe bëjeni këtë propozim live!
2. Blini hapsirën reklamuese në një nga gazetat ditore që e dashura juaj lexon rregullisht. Ajo do të surprizohet nëse shikon në një faqe të gazetës propozimin tuaj romantik.
3. Një propozim aktiv! Bëni lojën e kërkimit të thesarit. Jepini asaj indikacione dhe direktiva duke filluar që nga ambientet e shtëpise e më pas në vende të ndryshme në qytet. Kur ajo të arrijë në destinacionin e fundit, cmimi i madh do të jeni ju, të ulur në gjunjë e me unazën në duar.
4. Propozim në sallën e kërcimit. Kërkojini bandës ose DJ të luajnë këngën e saj të preferuar, ndërkohë që keni dal për të pirë dicka sëbashku. Rrëmbeni mikrofonin dhe shprehni publikisht dëshirën tuaj për tu martuar me vajzën që keni në krahë.
5. Keni planifikuar një udhëtim me avion së shpejti? Merrni mikrofonin dhe propozoni. Askush nuk do ti thoshte jo një propozimi në mes të reve, e në vëmendjen e të gjithëve!
6. Organizoni një festë në shtëpi me miq e të afërm. Sigurohuni që ata të veshin bluzët ku janë stampuar gërmat përkatëse, dhe sapo ju hyni në dhomë të rreshtohen në mënyrë të tillë që të formohet fjalia e propozimit.
7. Rafting dhe dashuri! Një tjetër ide e vecantë për të propozuar, sic ka ndodhur edhe disa muaj më parë në ujvarën e Osumit, ku nën zhurmën e fuqishme të ujit djali romantik vendos të ulet në gjunjë e të marrë një Po nga e dashura e tij.