Interviste, Nje propozim ne qender te Tiranes per tu marre “shembull”
Cifti Klajdi dhe Jona, nje cift i perfolur shume ne media gate javeve te fundit. Ata kane nje histori dashurie, si shume te rinj te tjere, por ajo cfare i ben te vecante eshte menyra e manifestimit te kesaj dashurie; nje manifestim i bukur sic e quajne vete ata.
Ne ndam nje pasdite me ciftin ne fjale, per te biseduar me detaje rreth historis se tyre te dashurise, dhe asaj cka i beri te njohur, nje propozim per martese ne qender te Tiranes! Nje propozim sa spontan aq edhe i mireorganizuar. Ja cfare mesazhi percjell Klajdi dhe Jona per lexuesit e Marled.
Klajdi & Jona, si ndjeheni tani qe dashuria juaj eshte nje histrori publike, nga ato histori qe inspirojne shume cifte te tjere?
Ndihemi shume mire per kete fakt, dhe shpresojm qe shume te tjere te ndjekin rrugen ‘tone’, pasi eshte bukur te dashurosh por mbi te mbi te gjitha te dashurosh bukur.
Mund te na tregoni si ka lindur raporti juaj?
Si cdo lidhje dhe e jona ka nje histori, e cila ka filluar shume vite me pare. Praktikisht ne njihemi qe femije per shkak te miqesise se dy familjeve tona, por shkendija e dashurise u ndez para 4 vitesh dhe ja ku jemi sot duke pritur me padurim diten e marteses.
Per Klajdin, si e kuptove se ka ardhur momenti per te bere pyetjen e shumepritur? Shume meshkuj i friksohen ketij momenti…
Per mua ka ka qene e kunderta, mezi po e prisja kete moment. Mund tju them qe pas 4 viteve bashke, besoja qe ajo ishte e duhura dhe qe duhet te kalonim ne nivelin tjeter, ti propozoja qe te martoheshim bashke.
Klajdi, Sa shume kohe tu desh per te menduar dhe pergatitur surprizen?
Gjithcka u ideua ne mendjen time per disa sekonda, me disa permisime te vogla gjate kohes se pergatitjes, e cila zgjati rreth 10 dite.
Kishe dhe versione te tjera si do te ishte propozimi?
Kisha dhe 3 alternativa te tjera, por qe mua me pelqente me shume ishte ideja fillestare, ajo cka I kasha pershtatur Jones, ajo qe ne fund vura ne zbatim!
Perse pikerisht ne qender te Tiranes?
Sic e permenda dhe me siper, gjithcka ishte nje ide e momentit, gjithcka u ideua ne mendjen time brenda disa sekonda, dhe nuk mund ta shpjegoj fiks se pse pikerisht ne qender. Gjithsesi, qendra mbetet nje vend shume i bukur, sidomos me ndricimin e nates.
Mund te na tregoni disa detaje nga momenti propozimit?
Ka qene nje nate e cila ka patur disa emocione te cilat sa here kujtohen detaje ge asaj nate na shkaktojne flutura ne stomak . Klajdi kishte realizuar cdo gje ne menyre perfekte, duke filluar nga qirinjte, petalet, pankartat me ‘Po’, baneri ku shkruhej “Jona do te martohesh me mua?”, fishekzjarret, unaza etj.
Jona, Sa i vecante ishte per ty nje propozim ne publik?
Ishte nje gje qe nuk e kam pritur kurre. Me ka shkaktuar emocione pafund dhe lumturi pafund, sidomos kur shikoja qe njerezit me te dashur per mua ishin aty duke shijuar bashke me mua ate moment aq te magjishem.
Cfare ndjeve ne ato momente?
Gjithcka! Ne ato momente kam perjetuar gjithcka ! Nga trishtimi deri tek lotet e gezimit…
Do te kishe thene po nese propozimi do ishte bere ndryshe, ne nje forme me te thjesht?
Sigurisht qe po. Fakti qe Klajdi mori PO-ne nga une eshte fale asaj qe kemi ndertuar bashke keto 4 vite. Ajo surprize beri qe une te jap nje Po akoma me te forte.
Do te kete surpriza te tjera edhe ne dasmen tuaj, apo surprizat mbarojne me kaq?
Sigurisht qe surprizat do vazhdojne. Te dy i duam shume! Mbetet akoma te vendosim nese ato surpriza do i bejme apo jo publike kete here.
Cili eshte mesazhi juaj per lexuesit e Marled?
Te dashurosh eshte bukur, por menyra sesi e shpreh e ben dashurine akoma me te bukur. Dashuroni dhe shprehni me ze te larte ndjenjat tuaja!
[gdl_gallery title=”interviste-nje-propozim-ne-qender-te-tiranes-per-tu-marre-shembull” width=”150″ height=”150″ ]