Interviste, Nje propozim special ne Cavaliero Club
Na pelqejne shume historite e dashurise qe kane nje fund te bukur; ose me mire te themi nje fillim te bukur e plot surpriza drejt rruges se gjate te jeteses se bashku! Eshte gjithmone emocionuese te degjosh histori te tilla apo te shohesh nje propozim nga ato qe ne i quajme “si neper filma”. Lajmi i mire: Propozimet romantike e ne publik shume kane filluar te praktikohen edhe ne Shqiperi. Nje situate te tille do te ndaje me ne cifti Nertili & Lindita. Nertili ka bere pyetjen e shumepritur perpara disa javesh ne nje menyre mjaft speciale! Emocionet e ciftit vazhdojne te jete po aq te medha sa ne diten e propozimit! [youtube height=”300″ width=”600″]http://www.youtube.com/watch?v=5ikgCYoirpQ[/youtube]
Prej sa vitesh vazhdon historia juaj e dashurise dhe si ka filluar ajo?
Nertili: Kemi qenë sebashku në të njëjtin gjimnaz, por ne ate kohe nuk e kemi pare njëri-tjetrin me kete sy! Pra nuk e mendonim që një ditë do të përfundonim këtu ku jemi sot, të fejuar dhe për disa muaj të martuar. Marrëdhënia jonë ka filluar pas përfundimit të gjimnazit. Mamaja ime është mësuese dhe në klasë ka qenë dhe kushëriri i Linditës. Kjo ishte nje shtyse, një shkak që te shiheshim edhe më shpesh. Tashme u bene dy vite e gjysmë qe kemi zyrtarizuar ne fejese lidhjen tone.
Duam te dime sa me shume detaje nga propozimi!
Nertili: Propozimi është bërë më datë 21.12.2013 në Cavaliero Club ne Tiranë. Ishte nata në të cilën mbushëm 2 vite dhe 2 muaj nga fejesa. Kishim dal per te festuar ate mbremje sebashku me vëllain e Linditës dhe vëllain tim.
Si e kuptove se kishte ardhur koha per ti propozuar Lindites per martese?
Pas shume viteve që kemi kaluar sëbashku, mendova që kishte ardhur momenti të ishim bashkë në një mënyrë tjetër (në një shtëpi bashkë). Egiztonin edhe kushtet per te bashkëjetuar por megjithate ne qe të dy ndanim të njëjtim mendim – pro marteses dhe me pak per opsionin e bashkejeteses.
Sa kohe tu desh per ta planifikuar surprizen? Kerkove ndihme nga persona te tjere apo e bere vet te gjithe organizimin?
Përgatitjet i kam filluar rreth një muaj përpara dhe sigurisht që vetëm nuk do mund të arrija këtë rezultat. Mbeshtetesi kryesor ishte Cavaliero Club, ku u zhvillua edhe surpriza. Kerkova ndihmen e kengetares Era Rusi e cila u tregua e gatshme sapo i thashë idenë time. Me pas Cavaliero vuri në lëvizje te gjithe stafin e tij, që nga teknikët e audios dhe videos e deri tek kamarierët që u kujdesën per cdo detaj.
Ne praktik zgjedhja e unazes nuk eshte dhe aq e thjesht sa duket! 🙂 Sa kohe tu desh per te gjetur unazen duhur?
Eh në fakt nuk ishte aspak e lehtë! Disa javë përpara po kontrolloja në argjendari dhe në mesin e tyre asgje nuk ma mbushi syrin (haha) Si përfundim vendosa që te beja nje unaze me porosi. Zgjodha një model të thjeshtë, jo të rënduar dhe brenda në unazë është gdhendur data e propozimit. Persa i përket masës rastësisht qëlloi masa e duhur, fatmiresisht!! Megjithate ër përzgjedhjen më ndihmoji edhe motra me disa ide, sepse natyrisht nuk mund të pyesja Linditën për unazën. Por u nisa duke njohur mire shijet e saj!
Nertil, ne cilat momente ishin me te medha emocionet per ty; perpara apo gjate propozimit?
Të dyja momentet janë shoqëruar me emocione! Kur Clubi nuk ishte hapur ende për publikun, une hyra aty per te dorezuar nje video. Eshte një video e realizuar nga unë, me tekstin e këngës sonë qe u shfaq ne ekran ne momentin kur u ula ne gjunje per te bere propozimin. E ne fakt per efekte kohe u detyrova ta dorezoja kete video ne moment te fundit. Aty ishte ankthi ose stresi se Lindita mund të kuptonte diçka, sepse hyra vetëm në club sa për të dhënë videon. Por natyrisht emocionet më të mëdha ishin në momentin e ngjitjes së Linditës në skenë dhe më pas kur u ngjita edhe unë dhe përpara kishim me qindra njerëz.
Lindita, e deshiroje propozimin apo martesa ishte larg planeve te tua?
Martesa ka qenë pjesë e diskutimeve tona si dhe planeve që kishim bërë për të ardhmen. Normalisht në mendjen time ishte edhe propozimi por me dyshime nëse vërtet do ta merrja një propozim, sidomos në këtë mënyrë.
Te pelqeu fakti qe propozimi u be kaq publik apo kishe enderruar dicka me private?
Kisha ëndërruar diçka më romantike dhe më private duke qenë se edhe Nertili nuk i pëlqente dhe nuk janë në tipin e tij të bëjë diçka të tilla në prani të shumë njerëzve. Edhe gjatë propozimit siç mund ta vini re edhe në video kam mbetuar e befasur dhe e shtangur në të njëjtën kohë saqë nuk po kuptoja asgjë se ç’po ndodhte! 🙂
E shihni shpesh videon dhe si ndjeheni tani? Do donit qe te kishte dicka ndryshe ne ate video apo ju duket thjesht perfekte?
Sigurisht që e shohim (Lindita më shumë :P) dhe shpesh na vjen për të qeshur, por edhe emocionohemi pasi duke e pare na rikthehen emocionet që përjetuam ne ato momente, emonicone që do të zgjasin përgjithmonë per ne.
A ka ndryshuar dicka ne mardhenien tuaj tani? Eshte rritur me shume besimi dhe dashuria qe keni per njeri tjetrin apo me shume ndjenja e pergjegjesise ndaj statusit qe mbani?
Natyrisht që ka ndryshuar dhe për mire kuptohet. Tani jemi edhe me të sigurtë në dashurinë për njëri-tjetrin dhe kjo dashurie është forcuar. Kur forcohet dashuria forcohet dhe besimi në të njëjtën kohë. Sigurisht që në këtë periudhë mendojmë edhe për përgjegjësitë që na presin në muajt në vijim.
Kur do te zhvillohet dasma?
Kemi rënë dakord që ta organizojmë dasmën në 10 ditëshin e pare të muajit gusht 2014.
Cili prej jush po meret me shume me organizimin e dasmes?
Unë më shumë sepse po mendoj për të dy ndërsa Lindita më shumë është në merak për gjërat e veta si fustani, parukierja, lulet, shoqërueset, etj etj (hahaha). Sigurisht që janë shumë gjëra për tu bërë. Edhe pse në dukje të vogla, detajet kanë rëndësi në këtë ditë dhe ne po përpiqemi që çdo gjë të shkojë sa më mire.
Do kete surpriza te tjera gjate ceremonise?
Kemi menduar edhe për surprizat që do të realizojmë për të ftuarit në ditën e dasmës. Shpresojmë që ti realizojmë sipas planit. Sigurisht qe nuk mund ti tregojme qe tani sepse duhet te mbeten surprize! 🙂
Mesazhi juaj per te gjithe ciftet e rinj dhe te gjithe lexuesit e Marled qe nuk e kane bere akoma hapin e madh drejt propozimit.
Lindita: Të gjithë djemtë duhet të përpiqen që të bëjnë të tilla surpriza për partneret e tyre! Ne vajzave na pëlqejnë shumë dhe na bëjnë të ndjehemi vërtetë të veçanta dhe me fat. Nertili: Në momentin e pare duket diçka e vështirë për tu realizuar dhe ashtu më dukej edhe mua. Por çdo gjë mund të bëhet dhe ju them lexuesve djem që të guxojnë, të shprehin atë qe ndjejnë dhe të mos rezervohen në këtë aspekt!