Këshilla për një foto të bukur

Qëndrimi juaj

Elementi më i rëndësishëm është sjellja juaj gjatë ceremonisë. Nëse jeni të relaksuar dhe po shijoni cdo moment të ditës, kjo do të përkthehet në foto të bukura.  Buzëqeshja vlerësohet edhe nëse jo gjithcka shkon ashtu sic është parashikuar. Prandaj kushtojini më shumë rendësi gjëndjes tuaj të mirë, se sa ngjyrës dhe sistemimit të luleve.

Fotografi

Sigurohuni  që keni zgjedhur dikë I cili përshtatet me stilin tuaj. është esenciale të keni një mardhënie të mirë fotografin që do t’ju ndjek në cdo moment të dasmës. Edhe pse pa e vënë re, fotografi është i vetmi person me të cilin kaloni më shumë kohë gjatë ditës së ceremonisë.. Shprehni dëshirat tuaja edhe për foto specifike, në këtë mënyrë të dy do të jeni në të njëjtën linjë.

Koha

Stina, orari, dhe vendi kanë një impakt mjaft të madh. Konsultohuni më parë me fotografin për të përcaktuar orarin dhe pozicionin më të mirë në përputhje me dritën.  Zakonisht zgjidhet lindja dhe perëndimi i diellit; ajo që fotografët e quajnë “drita magjike”.

Evitoni fotot në grup

Sa më shumë foto në grup do të bëni, aq më pak kohë do ti lini fotografit  të fiksoj momentet spontate.

Flokët dhe make upi

Bëni disa prova me flokët dhe make upin për të parë se si do të dukeni në foto. Sigurohuni që të keni zgjedhur dicka që vërtet ju pëlqen, dhe sigurisht që ju lejon të dukeni vetvetja.

 

Similar Posts