Këshilla për një lëkurë perfekte në ditën e dasmës
Përgitatitjet e dasmës janë të lodhshme, dhe pavarsisht dëshirës së madhe për tu dukur rrezatuese, stresi dhe lodhja ndikojnë negativisht. Lajmi i mirë është që ka një sërë metodash të thjeshta të cilat do t’ju lejojnë të relaksoheni dhe të përmirësoni pamjen tuaj.
A duhet bërë diçka e veçantë për lëkurën një ditë para dasmës?
E rëndësishme është që lëkura të duket e shëndetshme. Gjatë ceremonisë së dasmës jeni ju që duhet të dukeni rrezatuese dhe jo të kemi një mbizotërim të makiazhit. Ne do të sygjerojmë të filloni një javë përpara me pastrimin, skrabin, hidratimin dhe ushqimin. Pastruesi që do të zgjidhni nuk duhet të lejojë tharjen e lëkurës, ndërsa skrabi duhet të përmbajë kokrriza për të ofruar një eksfolim të qelizave të vdekura dhe lejuar formimin e qelizave të reja. Mos harroni aplikimin e kremit hidratues çdo mëngjes dhe darkë.
A është e rrezikshme të përdoret acid në lëkurë?
Ka disa lloje acidi: glycolic, salicylic, fruits, aha, etj. Acidi në një përqindje të madhe deri në 35%, sigurisht që sjell një pastrim më të mirë të qelizave, por ky process nuk mund të kryhet në kushtet e shtëpisë. Ndërsa kur përqindja e acidit është 5%, ata janë të përshtatshëm për përdorim edhe në kushtet e shtëpisë dhe mund të gjenden të përfshirë në produkte si moisturizers dhe serumet. Këto produkte përmirësojnë eksfolimin dhe krijimin e qelizave të reja brënda disa ditëve.