Kostumi i dhendrit – Tendencat e 2013
Dita e dasmës i takon nuses?…Kjo është ajo që shumica mendon! Por nëse edhe dhëndri kujdeset për imazhin e tij nuk është aspak keq. Pikërisht në vitet e fundit edhe kjo “kategori” ka filluar të heq dorë nga kostumi apo smokingu tradicional. Këto dy elementë nuk janë më e vetmja zgjidhje për dhëndrin modern.
Ata tashmë kujdesen dhe duhet të kujdesen për stilin dhe look-un e tyre.
Stilistët kanë dhënë një kontribut të madh në këtë “fushatë sensibilizimi” për dhëndrin modern.
Më poshtë disa foto nga më të njohurit e kësaj fushe; kostume të Dolce & Gabbana, Dior, Hermes, Givenchy e Viktor Rolf.
Çfarë bie në sy janë pikërisht xhaketat me tre kopsa, xhepa të mëdhenj dhe rreshta me kopsa në të dyja anët e xhaketës, njëra prej të cilave mund të jetë dekorative e tjetra funksionale.
Kopsat janë të mëdha ndërsa pjesa e supeve jo shumë e ngritur.
Stili vintage dhe vitet 30-50’ duket se kanë mbizotëruar pasarelat edhe për veshjen e dhëndrit.
[gdl_gallery title=”2013-dhe-dhendri-modern” width=”175″ height=”175″ ]