Ku te vendosim torten e dasmes

 

 

Torta është madhështore..ka disa shkallë, ngjyra të kombinuara mirë, zbukurime me lule të freskta, aksesorë të tjerë..dhe çdo gjë që ju keni imagjinuar.

Por mos gaboni duke e vendosur këtë vepër arti mbi një mbajtëse të thjeshtë. Zgjedhja e tavolinës ku do të pozicionohet torta është po aq e rëndësishme sa një dizenjimspecial apo ekspozimi i mirë i saj.
Mundësitë për zgjedhjen e një mbajtëse të mirë janë të shumta. Mund të filloni duke parë të gjithë modelet e paraqitura në galeri. Disa çifte preferojnë ti qëndrojnë besnikë traditës duke përdorur tavolina të njëjta të përdorura nga prindërit e tyre më parë. Disa të tjerë blejnë ose porosisin diçka sipas shijeve personale, e shumica zgjedhin të marrin një mbajtëse me qira.

Mundësitë janë të shumta prandaj nuk keni pse të qëndroni në standartet e vjetra. Disa ide alternative mund të jenë:

  • Tavolinë që rrotullohet,
  • Një mbajtëse që ka të inkorporuar një mini shatërvan
  • Një mbajtëse me një veshje xhami që e bën tortën të duket sikur po pluskon.
  • Konsultohuni me pastiçerinë ku keni porositur tortën apo me personat që do të merren me dekorimin e ambientit.  Merrni kohën e duhur dhe kërkoni sa më shumë për të gjetur atë që ju pëlqen vërtet dhe përmbush pritshmëritë tuaja.

Similar Posts