Kujdesi per lekurë te yndyrshme

 

Trajtimi për fytyrën është një nga ato element të cilin nuk është kurrë shumë herët për ta filluar. Kjo duhet bërë jo vetëm në kohën por edhe në mënyrën e duhur, në përputhje me llojin  e lekurës dhe nevojat që lëkura juaj ka. Me pak keshillat të zbatuara mirë, ju mund të bëheni ekspertë të vërtetë, të aftë për të siguruar një pamje të mirë në cdo kohë.

Le të shohim cilat janë rekomandimet për lëkurën e yndyrshme. Familjarizohuni me produktet e nevojshme për fytyrat e yndyrshme dhe pajisuni me të gjithë këto produkte në mënyrë që ti keni gati për ti përdorur në momentin e parë që do të lind nevoja.

Pastruesi

Përdorni pastrues në formë xheli dhe shpëlajeni atë me kujdes. Numëroni minimalisht 10 shpëlarje me ujë të vakët. Gjatë dimrit lekura tenton të bëhet më e thatë, prandaj sygjerohet që të përdorni një pastrues më kremoz.

Toniku

Evitioni tonikët që përmbajnë alkol. Produkte të tilla thajnë lëkurën në sipërfaqe, por ndërkohë ata bllokojnë papastërtitë në brendësi. Tharja e tepruar e lëkurës është një gabim që përsëritet jo rrallë herë nga personat me fytyrë te yndyrshme. Thelbësore është të mos bllokoni ajërosjen e lëkurës dhe poreve të saj. Nëse jeni pro produkteve natyrale, provoni të pastroni fytyrën me një pambuk me lëng kastraveci.

Foundatina

Përdorimi i foundatinës nuk do të përkeqsojë gjëndjen e lekurës tuaj. Nëse gjatë darkës bëni një pastrim të mirë dhe të kujdesshëm, nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Zgjidhni vetëm foundatina që nuk kanë përbërje  vajore.

Pastruesi i make – upit

Përpara se të lani fytyrën përdorni një pastrues mak-upi me përmbajtje jo vajore. Largoni me kujdes rimelin, lapsin, shkëlqyesin  e buzëve dhe cdo produkt tjetër të përdorur gjatë ditës.

Exfoliantet

Lëkurat e yndyrshme kanë një shtresë më të plotë në sipërfaqe. Për këtë arsye ato kanë më shumë nevoj se cdo lekurë tjetër për një eksfolim të rregullt. Përdorni të paktën dy herë në javë eksfoliantin duke i kushtuar më shumë vëmendje pjesës së hundës dhe mjekrës.

Maska

Një maskë e mirë balte do të ishte perfekte për lëkurat e yndyrshme. Ajo largon pikat e zeza dhe hap poret e lëkurës. Maska të tilla janë më të këshillueshme gjatë muajve të verës. Kur duhet të kërkoni ndihmë nga një mjek dermatolog? Nëse i keni zbatuar me perpikmëri të gjitha këshillat e mësipërme dhe keni probleme me lëkurën apo irritime, konsulta me mjekun specialist do t’ju ndihmojë.

Similar Posts