Kuptimi i Muajit të Mjaltit

Ka disa shpjegime për kuptimin e fjalës dhe traditën e muajit te mjaltit.

Disa thonë se fjala “Muaj Mjalti” vjen nga  “Hjunottsmanathr”, një fjalë e vjetër e përdorur në  veriun e  Europës.

Legjenda tregon se Nordikët  rrëmbenin nusen në  prej  zonave pranë tyre, dhe e mbanin atë të fshehur për një periudhë kohe. Gjatë kësaj periudhe miqtë e dhëndrit kujdeseshin që çifti të qëndronte i fshehur dhe i sigurt në “arratisjen “ e tyre.

Në momentin që familja e nuses rreshte së kërkuari, çifti rikthehej sërish, duke  shpallur kështu lidhjen e tyre. Pra sipas këtij shpjegimi folklorik, muaj mjalti do të thotë, fshehje, arrati.

Skandinavët sjellin një tjetër shpjegim. Të sapomartuarit, gjatë të gjithë muajit të parë pinin çdo ditë nga një gotë me verë e mjaltë të quajtur Mead.

Në disa shtete të tjera, ideja e udhëtimit të përbashkët, lidhet me traditën e çiftit për të takuar miqtë e tyre që ndodhen larg e nuk kanë marrë pjesë në ceremoni.

Cili do qoftë shpjegimi, ky muaj është vërtet “ I ëmbël” dhe I shumëpritur nga çiftet e sapomartuar!

 

Similar Posts