Kur duhet të porosisni dhe dërgoni ftesat

 

 

Ftesat duhet të porositen pasi të keni caktuar çdo detaj të dasmës, vendin, kohën, ceremoninë, pritjen, të ftuarit..

Ekspertët sygjerojnë një periudhë tre deri në gjashtë muaj përpara ceremonisë. Por kjo nuk duhet t’ju nxitoj në marrjen e vendimeve. Mundohuni të përshtasni formatin e ftesave me ngjyrat dhe stilin që do të mbizotërojnë dekorin. Një paraqite uniforme dhe e mirëkombinuar, i bën elementët të duken edhe më të bukur.

Nëse ftesat do te jenë  te personalizuara, porosia duhet bërë edhe më herët.

Kur duhen dërguar ftesat e përgatitura? Edhe për këtë nuk ka një rregull fiks, por intervali më i përshtatshëm eshte gjashtë deri në tetë javë përpara eventit.

Mos harroni  të dërgoni në avanc ftesat për miqtë dhe të afermit që ndodhen jashtë qytetit. Në këtë mënyrë mund ti lini atyre më shumë kohë për tu përgatitur.

Mbani parasysh se ka shumë situata të paparashikuara, apo gabime që mund të ndodhin, prandaj duhet të siguroheni që të keni një kohë shtesë të mjaftueshme për të bërë të gjithë ndryshimet e nevojshme.

 

Similar Posts