Lista e të ftuarve – Si ta pregatisni atë
Qëndroni brenda familjes
Sigurisht që jeni të gëzuar nga shpallja e datës së dasmës dhe dëshironi të përhapni lajmin kudo. Por nuk është akoma moment i duhur për ta bërë këtë. Nëse të gjithë do ta marrin vesh lajmi, ata do të mendojnë se jane të ftuar, ose do fillojn të presin një ftesë prej jush, dhe nëse nuk do të ftohen ky do të jetë një zhgënjimim. Prandaj këshilla e parë që duhet të merrni parasysh kur vendosni mbi listën e të ftuarve, është të lajmëroni në fillim vetëm pjestarët e familjes dhe miqtë më të ngushtë. Vetëm pasi të keni përcaktuar çfarë buxheti keni, çfarë salle mund të prenotoni dhe sa persona mund të përfshini në ceremoni, atëherë filloni me shpërndarjen e lajmit.
Caktoni vende të barabarta për të dyja familjet
Nëse do të keni një dasëm të përbashkët, pra edhe familja juaj edhe ajo e bashkëshortit të ardhshëm do të mblidhen në një natë të vetme, sigurohuni që të keni ndarë në mënyrë të barabartë numrin e të ftuarve. Aq miq dhe të afërm sa keni ftuar, aq mund të ftoje dhe bashkshorti juaj.
Organizohuni sa më parë
Sapo të keni marrë listen e të ftuarve nga prindërit tuaj, dhe atë nga familja e djalit, organizohuni dhe ruajin ato në një document Excel, ose printoni një “Listë për të ftuarit”. Sa më shpejtë të keni organizuar dhe përfunduar listën, aq më e lehtë do të jetë për ju të vazhdoni me hapat e tjerë. Më vonë do të përdorni këtë listë për të përcaktuar tavolinat, akomodimin dhe menunë për secilin.
Krijoni një listë A dhe një B
Krijoni listën A që është lista kryesore me personat që DUHET të marrin një ftesë. Pothuajse 10–20 për qind e të ftuarve të kësaj liste mund të mos marrin pjesë në ceremoni. Për këtë krijoni edhe një list tjetër B, me persona më pak të afërt për ju ( por nëse do të kishit më shumë hapsirë do të ishit të lumtur ti kishit në ceremoni.) Përshembull nëse keni planifikuar të keni 200 të ftuar, perfshini 240 në listën A. Të tjerët përfshihen në listën e dytë B. Nëse merrni më shumë se 40 përgjigje negative nga te ftuarit e listës A, mund të filloni të dërgoni ftesa për listën B, duke filluar nga më të rendësishmit që janë në këtë list. Bëjeni këtë derisa të merrni 200 përgjigje pozitive për ceremoninë. Përpiquni që ftesat për personat e listës B të mos dërgohen një javë përpara dasmës, por më në avancë.
Specifikoni në ftesë emrin e të ftuarit
Edhe pse ju mund të jeni shumë të organizuar dhe keni përcaktuar qartë numrin e personave që prisni në dasëm, ndodh që nga ftesat që dërgoni të merrni një përgjigje dyshe.
Ka shumë nga ata që mendojnë se mund të sjellin të gjithë miqtë dhe familjen pasi kanë marrë ftesën.
Për të evituar këtë keqkupim përpiquni të jeni sa më specifik në ftesat që dërgoni, duke i lënë të ftuarit të kuptojnë nëse ftesa që keni dërguar është tek apo një ftesë familjare / çift.
Tregohuni të kujdesshëm me kolegët
Të përcaktosh kolegët që do marrin pjesë në ceremoni është e vështirë. Nëse nuk keni një mik të ngushtë në punë, është më mirë ti qëndroni rregullit “ të gjithë ose asnjë “. Pra nëse keni planifikuar të ftoni njërin prej kolegëve atëherë do të bëni mirë ti ftoni të gjithë.
Në përjashtim të këtij rregulli mund të ftoni thjeshtë eprorin dhe asnjë koleg tjetër.
Reduktoni listën e të ftuarve
Shikoni artikullin “ Si të reduktoni listën e të ftuarve “ për të parë me në detaje kriteret dhe rregullat që do t’ju vijnë në ndihmë për të arritur listën përfundimtare.