LLoje kërcimi
Kërcimi është art dhe është një nga mënyrat më argëtuese për të shprehur ndjesi dhe emocione. Kërcimi është një hobi dhe sigurisht një mënyrë e mirë për të mbajtur trupin në formë. Kërcimi është talent, por kur bëhet fjalë për ceremoninë e dasmës, kercimi i bukur është i detyrueshëm për të bërë një figurë sa më të mirë përpara të ftuarve. Në këtë grup artikujsh do të gjeni informacione për shumicën e llojeve të kercimit, të cilat sigurisht do t’ju shërbejnë përpara se të filloni kursin e kërcimit.
Sipas International Standard:
Valsi: Valsi është një nga kërcimet më të ngadalta dhe tërheqëse. Ky është kërcimi i parë i çiftit në nder të të ftuarve, pasi premton “Elegancë Performence” ! Valsi është një traditë e lindur në Angli, dhe në të gjitha sallonet mbretërore performohet nga Princi dhe Princesha.
Valsi Vienez: Quhet ndryshe Valsi i shpejtë. Ky kërcim lindi në sallonet Austriake për “të sfiduar” traditën Angleze të Valsit.
Valsi Vienez është më dinamik, i hareshëm dhe mjaft festivë. Ekspertët sygjerojnë këtë lloj kërcimi në momentin pas prerjes së tortës.
Tango: Duhen dy në tango..dhe ashtu si në shumicën e kërcimeve ballroom mashkulli është ai që udhëheq femrën. Tango karakterizohet nga pasioni dhe sensualiteti. Larmishmëria e lëvizjeve e bën këtë kërcim edhe më tërheqës për shikuesin. Mjaft impenjative, tango është një kërcim për çiftet që mund të marrin përsipër “riskun”, ose për të gjithë ata që janë të çmendur pas kërcimit.
Foxtrot: Foxtrot, kërcim i quajtur kështu në nder të aktorit Harry Fox është një kërcim ku lëvizjet e ngadalta dhe të qeta ndërthuren mjaft bukur me lëvizje të shpejta dhe ritmike.
Quickstep: Është klasifikuar në kategorinë ballroom në vitin 1920. Quickstep është një kërcim me lëvizje të shpejta dhe të vrullshme.
Cha-Cha-Cha: Është një kërcim latino-amerikan. Cha-cha-cha dallohet për lëvizje ritmike por jo të shpejta.
Rumba: Një kërcim sensual i bazuar në lëvizje të ngadalta të ijeve. Ky kërcim dallohet për bukurinë e hapave që kanë një kordinim të lartë dhe ritëm të ngadaltë.
Samba: Samba klasifikohet si një kërcim mjaft i bukur dhe energjik.
Jive: Një kërcim energjik dhe i gëzueshëm. Jive është kërcim Amerikan i viteve 40, i cili u influencua nga muzika Rock & Roll e asaj kohe.
Paso Doble: Kërcimi i kushton rëndësi lëvizjeve të lehta të ijeve. Struktura e këtij kërcimi bazohet në lëvizjet tipike në luftën me dema në Spanjë.
Stili Amerikan
Bolero: Kërcim i ngadaltë me origjinë Spanjolle. Bolero mund të kërcehet në cift por edhe solo.
Mambo: Kërcimi Latin me hapa mjaft komplekse. Mambo njihet si bazë për kërcimin Salsa.
Salsa: Ka lindur në uba, Puerto Rico dhe në Amerikën Latine. Ky është një kërcim mjaft sensual dhe shumë flirtues ndaj partnerit. Mund të përformohet edhe duke qëndruar në vend pa patur nevojë për të përshkuar gjithë sallën. Influencuar nga Mambo dhe Rumba.
Lambada: Sexi dhe me stil. Lambada është një kërcim Brazilian i performuar në çift ose në grup. Kujtojmë këngën ‘Lambada’ nga grupi ‘Kaoma’.
Shenim: Llojet e kërcimeve të përmendura më sipër, kërkojnë një impenjim mjaft të madh nga ana e çiftit, në përgatitje. Nëse nuk keni pasur eksperienca të mëparshme në kërcim…mjaftohuni duke performuar një vals të thjeshtë.
Nga: Erind Sallahi
“ERI DANCE SPORT”