Lulet sipas personalitetit
Shprehni personalitetin nëpërmjet luleve. Ato janë sigurisht një element tradicional i dasmës, por pak kreativitet dhe ndërthurje është gjithmonë e preferueshme.
Lulet kanë nga një kuptim specifik që lidhet edhe me muajin e tyre përkatës. Në përputhje me muajin tuaj të lindjes mund të gjeni lulet më të përshtatshme, dhe të keni mundësi në këtë mënyrë të personalizoni ceremoninë. Disa cifte përdorin lulet që i korrespondojnë muajit të tyre të njohjes, si simbolin e jetës së re bashkshortore.
Lista e mëposhtme mund t’ju ndihmojë në përzgjedhje:
Janar : Karafilat
Shkurt : Lule vjollcat
Mars : Daffodil
Prill : Margarita
Maj : Lule Shën Gjergji
Qershor : Trëndafilat
Korrik : Zambakët e ujit
Gusht : Gladiola
Shtator : Aster
Tetor : Calendula
Nentor : Krizantema
Dhjetor : Poinsettia
Personalizimi i luleve do t’ju ndihmojë të përfshini në ceremoni kujtime të bukura dhe të rëndësishme. Ajo që ka më shumë vlerë , ashtu si në çdo vendim tjetër të dasmës, është ti qëndroni koherent personalitetit dhe stilit tuaj.
Mos harroni, lulet flasin gjuhën e dashurisë. Qofshin këto lule të qepura dhe të bashkangjitura me fustanin, apo lule të shpërndara në mënyrë të çrregullt në tavolinë, prezenca e tyre ka aftësinë te ngjall kujtime të bukura të së shkuares, dhe ideale edhe më të bukura për të ardhmen.
[gdl_gallery title=”lulet-qe-i-pershtaten-stilit-tuaj” width=”116″ height=”116″ ]