Make-upi i ditës së dasmës

 

 

Dita e dasmës! Fustani, lulet, torta.. ju doni që gjithçka të duket perfekte! Meqënëse do të jeni nën dritat e bliceve e aparateve, duhet të tregoni kujdes të veçantë me make – upin, sepse lëkura del më e zbehtë dhe me më shumë shkëlqim në foto. Ja disa këshilla mbi make-upin që do të përdorni atë ditë, por edhe në shumë evente të tjera.

  • Fondatina – Zgjidhni një foundatin që nuk ka përmbajtje vajore, dhe që përafrohet sa më shumë me ngjyrën e lëkurës tuaj. Për ta verifikuar këtë provojeni fondatinën në dritë.
  • Pudra – Pudra është mjaft e rëndësishme! Pasi të keni përhapur fondatinën, vendosni pudër të presuar, duke theksuar pjesën e ballit dhe të hundës.
  • Sytë – në shumicën e rasteve këshillohet përdorimi i ngjyrave të ngrohta dhe të errëta të tokës, shoqëruar me një ngjyrë të bardhë në pjesën poshtë vetullave. Megjithatë kjo ndryshon, në varësi të nuacave të lëkurës, ngjyrës së flokëve dhe asaj të syve.  Vendosni një maskar të zi në qërpikët e sipërm ndërsa në pjesën e poshtme përdorni lapsin e zi ose penelin për të theksuar formën. Nëse ju duket e nevojshme të mbushni vetullat, përdorni një laps vetullash, me ngjyrë më të çelët se ajo e flokëve.
  • Përforconi pamjen e mollëzave me ruzh. Buzëqeshni dhe aplikoni ruzhin ne pjesen e ngritur te mollëzave.
  • Buzëkuqi – tregoni kujdes me ngjyrën e buzëkuqit. Nuk duhet të zgjidhni ngjyra shumë të forta, por as shumë të zbehta. Për ta bërë më të qëndrueshme ngjyrën, vendosni  poshtë buzëkuqit lapsin e buzëve. Në fund përdorni shkëlqyesin në buzën e poshtme, për ti dhënë më shumë shkëlqim dhe për ti bërë ato të duken më të plota.

 

Similar Posts