|

Martesa ne ben me te lumtur!

 

 

Nuk eshte thjeshte nje hipoteze romantike por tashme nje fakt shkencor. Cfare ndryshon pas marteses? Shume me teper se sa statusi! Faktet tregojne se:

–          Meshkujt e pamartuar  kane vdekshmeri 250% me te larte se “koleget” e tyre me unaze

–          Ciftet e martuar kane 10% me teper te ardhura financiare

–          Te martuarit vuajne me pak nga depresioni, diabeti apo semundjet e zemres

E pra duket se per te qene te shendetshem, te pasur e per te jetuar me gjate duhet te…martoheni.

Suporti i partnerit rrit vetbesimin, sigurine dhe ndjenjen e  mireqenies. Te kesh gjithmone dike perkrah qe te mbeshtet ne arritjet e tua eshte nje motivim i mire per tu zhvilluar profesionalisht dhe per te ecur ne rrugen drejt suksesit. Kjo duket qarte ne rezultatet e mira qe kane ne pune meshkujt e martuar. Ata paguhen me shume dhe kane me teper mundesi per tu ngritur ne detyre.

Nje raport seksual i rregull dhe i shendetshem eshte nje tjeter faktor i rendesishem qe ben diferencen.

Martesa krijon eksperienca dhe emocione positive te individi. Ata shprehen se perjetojne ndjenja sigurie, qetesi personale dhe fillojne te shohin boten nga nje kendveshtrim tjeter. Duket si nje transformim i brendshem.

Por sikurse edhe shprehja e njohur e Sokratit “Nese martohesh me gruan e duhur do te jesh i lumtur, nese jo do te behesh filozof” e kuptojme se statistikat e mesiperme jane te vlefshme vetem per nje martese te shendetshme e te ndertuar mbi bazat e respektit e sinqeritetit reciprok.

Similar Posts